siri
A po “lënë leshtë” terroristët në Siri pas mbërritjes së rusëve?
Britanikja Daily Mail ka bërë një raportim, në fakt të “mirëkuptueshëm”, lidhur me terroristët e ISIS-it. Grupe luftëtarësh, thotë Daily Mail, po lënë mjekrat në fushëbeteja si pasojë e frikës nga sulmet ruse kundër tyre në Siri. Për këtë janë publikuar edhe fotografi që besohet të jenë realizuar afër Alepit, ku shihen togje “mjekrash”.
Qiejt e Alepit gëlojnë nga avionët, ofensiva qeveritare ngushton rrethimin
Qielli i mbushur me avionë, ushtri që afrohen në disa anë dhe arrati në panik nga ata pak sirianë që kanë mbetur ende në qytetin e shkatërruar nga konflikti disavjeçar, Alep. Pas ofensivës së fundit të trupave të presidentit Bashar al Assad, të asistuar fuqishëm nga avionët rusë dhe, siç përflitet, edhe nga trupa speciale ruse e iraniane, aktivistë të të drejtave të njeriut raportojnë se të paktën 70 mijë persona janë zhvendosur ditët e fundit nga pjesa jugore e qytetit.
Rusia do të ndërtojë bazë ushtarake kundër ISIS, me dronë godet 49 objektiva terroriste
Moska synon të ndërtojë një bazë ushtarake në Siri për të luftuar grupin Shteti Islamik (ISIS), deklaroi zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm rus, Andrei Kartapolov, në një intervistë për tabloidin rus “Komsomolskaya Pravda”. “Baza do të përfshijë përbërës të forcave detare, tokësore dhe ajrore”, vazhdoi ai.
Bullgaria nuk lejon kalimin e avionëve rusë në hapësirën e saj
Bullgaria refuzoi sot një avion rus me destinacion Sirinë që të kalojë në hapësirën e saj ajrore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Rusia është angazhuar, që prej fundit të shtatorit, ushtarakisht në siri duke mbështetur regjimin e presidentit Bashar al Assad. “Bullgaria ka refuzuar këtë fluturim pasi afati kohor ligjor për njoftim është pesë ditë dhe nuk është respektua nga pala ruse”, citon agjensia e lajmeve AFP, deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Betina Joteva. Sipas palës ruse avioni transportonte ndihma humanitare.
Putin kritikon Shtetet e Bashkuara: Dënoj qëndrimin jokonstruktiv amerikan për Sirinë
Vladimir Putin tha sot se dënonte qëndrimin jokonstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat sipas tij shmangin parimin e një shkëmbimi të delegacioneve me Moskën për bisedime rreth konfliktit sirian. “Unë besoj se ky qëndrim është jokonstruktiv dhe në mënyrë të dukshme burimi i dobësisë së qëndrimit amerikan dhe mungesës së një plani për Sirinë. Në pamje të parë duket thjeshtësisht sikur nuk ka asgjë konkrete për bisedime me amerikanët”, citon agjensia e lajmeve AFP deklaratën e presidenti rus në Astana.
SHBA-Rusi, bisedime të reja për për shmangie e një konflikti ajror mbi Siri
BBC raporton se SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja për sigurinë ajrore në Siri pasi, kohët e fundit avionë të të dy fuqive sulmonin shumë pranë njëri-tjetrit. Do të mbahet një raund i tretë bisedimesh ndërkohë që dy vendet kërkojnë të gjenjë mënyrat për shmangie e një konflikti aksidental. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter tha se ai ishte në pritje të një marrëveshjeje shumë shpejt. Nga ana tjetër Rusia tha se do të vinte me propozime të reja për t’u diskutuar gjatë video-konferencës.
Mbesa e Mehmet Konicës kthehet nga Siria, kërkon shtetësinë
Në një intervistë për GSH, Mona Ajlani 60 vjeçe, kërkon të jetojë në Shqipëri, pasi ka mbërritur nga Siria përmes flakëve. “Jam gjysmë shqiptare. Ime më ishte Merushe Konica, vajza e Mehmet Konicës. Vendosa të vij këtu pasi flas shqip dhe ndjehem shqiptare. Nuk do ndihesha askund njësoj”, rrëfen ajo për “Gazeta Shqiptare”. Kur Mehmet Konica vdiq në Itali, e shoqja, Edibja me dy vajzat: Merushen dhe Lavdien, kishin mbetur në Tiranë, madje regjimi i kish dënuar me vdekje.
Putin: Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri
“Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin shtetëror Rossia1. Një muaj më parë, ligjvënësit rusë i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar alAssad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e ISit.
Gjenerali Igor Konachenkov: Moska gati të bashkëpunojë me Pentagonin për bombardimet në Siri
Rusia mund të aplikojë propozimet amerikane që kanë për synim koordinimin e sulmeve ajrore në Siri bashkë me ato të koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja. Sipas AFP këtë njoftim e ka bërë sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjenerali Igor Konachenkov. “Ministria ruse e Mbrojtjes iu përgjigj kërkesave të Pentagonit dhe shqyrtoi thellësisht propozimet amerikane mbi koordinimin e operacioneve në luftën kundër grupit terrorist Shteti Islamik në territor sirian”, tha ai, i cituar nga agjencitë ruse të medias.
Pas Rusisë vjen radha e Britanisë për të bombarduar në Siri
Ndërhyrja e Rusisë në Siri ka krijuar një terren të ri gjeopolitik, duke detyruar Britaninë të rishikojë qëndrimin e saj për konfliktin në Damask. Kryeministri David Cameron bëri të ditur se do të inkurajojë sërish planin për angazhimin ushtarak të Britanisë kundër Shtetit Islamik.
Cameron deklaroi për Daily Mail se operacionet ushtarake britanike në Siri nuk përjashtohen, duke shtuar se ka arsye që fushatat ajrore të zgjerohen përtej Irakut.