Putin: Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri

Postuar në 12 Tetor, 2015 08:34

“Moska nuk do të vendosë forca tokësore në Siri, ku është duke kryer sulme ajrore kundër, caqeve të të ashtuquajturit Shtet Islamik”. Kështu është shprehur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. “Kjo është përjashtuar”, ka thënë Putin në një intervistë të transmetuar në kanalin shtetëror Rossia­1. Një muaj më parë, ligjvënësit rusë i kanë dhënë Putinit miratimin për të nisur fushatë ajrore në Siri, në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al­Assad, regjimi i të cilit, për më shumë se katër vjet, është duke luftuar fraksione të ndryshme rebele, përfshirë militantët e IS­it. Opozita siriane dhe qeveritë perëndimore thonë se Rusia ka sulmuar edhe grupe rebele, përfshirë disa që janë trajnuar dhe pajisur nga Shtetet e Bashkuara dhe që nuk kanë lidhje me militantët e IS­it. Intervista e Putinit është transmetuar një ditë pasi Pengatoni ka thënë se Uashingtoni dhe Moska kanë shënuar “përparim” në bisedimet për shmangien e aksidenteve në hapësirën ajrore të Sirisë, pasi të dyja vendet janë duke zhvilluar fushata të ndara të bombardimeve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.