Bullgaria nuk lejon kalimin e avionëve rusë në hapësirën e saj
Bullgaria refuzoi sot një avion rus me destinacion Sirinë që të kalojë në hapësirën e saj ajrore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Rusia është angazhuar, që prej fundit të shtatorit, ushtarakisht në siri duke mbështetur regjimin e presidentit Bashar al Assad. “Bullgaria ka refuzuar këtë fluturim pasi afati kohor ligjor për njoftim është pesë ditë dhe nuk është respektua nga pala ruse”, citon agjensia e lajmeve AFP, deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Betina Joteva. Sipas palës ruse avioni transportonte ndihma humanitare. Por afati kohor i paralajmërimit shërben për të bërë verifikime”, shpjegoi ajo.
Add new comment