SHBA-Rusi, bisedime të reja për për shmangie e një konflikti ajror mbi Siri
BBC raporton se SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja për sigurinë ajrore në Siri pasi, kohët e fundit avionë të të dy fuqive sulmonin shumë pranë njëri-tjetrit. Do të mbahet një raund i tretë bisedimesh ndërkohë që dy vendet kërkojnë të gjenjë mënyrat për shmangie e një konflikti aksidental. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter tha se ai ishte në pritje të një marrëveshjeje shumë shpejt. Nga ana tjetër Rusia tha se do të vinte me propozime të reja për t’u diskutuar gjatë video-konferencës. Pavarësisht bisedimeve, veprimet e SHBA-së dhe Rusisë në Siri janë konsideruar ‘kokëforta’ shkruan BBC. Rusia e filloi fushatën e saj të sulmeve ajrore në Siri më 30 shtator, duke thënë se kishte në target militantët e Shtetit Islamik. Vendet perëndimore dhe aktivistët sirianë thanë se avionët rusë nuk kanë goditur xhihadistët, pretendim që Moska e mohon.
Add new comment