bisedime
Izraeli dhe Palestina ulen në bisedime për herë të parë pas një dekade
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, është takuar të dielën me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Këto janë bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze që kur kryeministri Naftali Bennett mori detyrën në qershor. Takimi në Ramallah erdhi disa orë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.
Nisin bisedimet e "paqes", tjetër fitore në tavolinë për opozitën
Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, maxhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për t’u ulur në tryezën e Reformës në Drejtësi dhe për të diskutuar mbi opinionin final të Komisionit të Venecias.
Palët gjetën dakordësinë që të jenë ekspertët e huaj ata që do të sqarojnë paqartësitë për aplikimin e çështjeve teknike të shprehura nga Komisioni i Venecias.
Ndërkohë që për sa u takon çështjeve të mbetura pezull nga “Venecia” edhe pas raportit final të miratuar në 14 mars, palët politike do të ulen në tryezën e reformës për të gjetur konsensus mes tyre.
Bisedime Shqipëri-Greqi për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë
Shqipëria është në bisedime me Greqinë për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë. Lajmi është përcjellë nga korrespondenti i “Top-Channel”, Artur Bibe, gjatë një bisede telefonike në emisionin “Top-Story”. Edhe zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea e ka konfirmuar nisjen e bisedimeve, por ka mohuar që të ketë një marrëveshje. Maqedonia ka mbyllur kufijtë, ndërkohë që Europa ka dështuar të japëm një zgjidhje të përbashkët për problemin e madh, që rrezikon ta kthejë Greqinë në një thes refugjatësh.
Shqipëria e Greqia po diskutojnë heqjen e Ligjit të Luftës
Marrëdhëniet shqiptaro-greke duket se janë në një pikë kthese, pasi palët po angazhohen për të zgjidhur disa çështje që kanë mbajtur pezull raportet mes dy vendeve. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Qirjako Qirko deklaroi gjatë një raportimi në Komisionin e Jashtëm Parlamentar se me Athinën zyrtare po kryhen bisedime për heqjen e ligjit të luftës i vendosur që në vitin 1940.
Lufta në Siri mbledh në bisedime krerët e diplomacisë amerikane, saudite, turke dhe ruse
Krerët e diplomacisë amerikane, saudite, turke dhe ruse do të takohen sot në Vjenë për bisedime, raporton agjensia e lajmeve AFP. Sipas saj në fokus është lufta në Siri midis treshes Washington-Ryad-Ankara, kundërshtarë të fortë të regjimit të Damaskut dhe Moskës aleati i saj më besnik. Kryeqyteti austriak është bërë arena e bisedimeve diplomatike midis palës amerikane, John Kerry, ai rus Sergueï Lavrov, sauditi Adel al-Jubeir dhe ai turk Feridun Sinirlioglu.
SHBA-Rusi, bisedime të reja për për shmangie e një konflikti ajror mbi Siri
BBC raporton se SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja për sigurinë ajrore në Siri pasi, kohët e fundit avionë të të dy fuqive sulmonin shumë pranë njëri-tjetrit. Do të mbahet një raund i tretë bisedimesh ndërkohë që dy vendet kërkojnë të gjenjë mënyrat për shmangie e një konflikti aksidental. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter tha se ai ishte në pritje të një marrëveshjeje shumë shpejt. Nga ana tjetër Rusia tha se do të vinte me propozime të reja për t’u diskutuar gjatë video-konferencës.
Netanjahu në Berlin për bisedime me kancelaren Merkel, nuk jepen detaje për temën e diskutimit
Në raportin e saj agjensia e lajmeve AFP thotë se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë më 8 tetor në Berlin kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas AFP lajmin e theksoi sot kancelaria Merkel në një konferencë shtypi. Dy krerët do të takohen kokë më kokë para bisedimeve të zgjeruara me ministra të ndryshëm në kuadër të edicionit të gjashtë të bisedimeve qeveritare gjermano-izraelite. Qeveria gjermane nuk dha detaje se për cilat tema do të diskutojnë.