Shqipëria e Greqia po diskutojnë heqjen e Ligjit të Luftës
Marrëdhëniet shqiptaro-greke duket se janë në një pikë kthese, pasi palët po angazhohen për të zgjidhur disa çështje që kanë mbajtur pezull raportet mes dy vendeve. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Qirjako Qirko deklaroi gjatë një raportimi në Komisionin e Jashtëm Parlamentar se me Athinën zyrtare po kryhen bisedime për heqjen e ligjit të luftës i vendosur që në vitin 1940. “Palët po diskutojnë dhe po angazhahohen të gjejnë një zgjidhje edhe për çështje që mbartin ngarkesa nga e kaluara historike e dy vendeve tona e ku pika më e ndjeshme në këtë drejtim është heqja e Ligjit anakronik të Luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, anullimi i të cilit do të çlironte shumë energji pozitive mbi marrëdhëniet dypalëshe, shkëputje nga paragjykimet e vjetra historike dhe mbajtjen gjallë të kauzave apo grupimeve nacionaliste.”-shprehet Qirko.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, heqja e ligjit të luftës do të kishte pozitive për çështjen e pronave të shqiptarëve të vendosura në sekuestron conservative. “Do të çlirojë çështjen e pronave sepse vendosja e sekuestroskonservative është e lidhur me ligjin e luftës”-u shpreh Qirko.
Add new comment