Bisedime Shqipëri-Greqi për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë
Shqipëria është në bisedime me Greqinë për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë. Lajmi është përcjellë nga korrespondenti i “Top-Channel”, Artur Bibe, gjatë një bisede telefonike në emisionin “Top-Story”. Edhe zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea e ka konfirmuar nisjen e bisedimeve, por ka mohuar që të ketë një marrëveshje. Maqedonia ka mbyllur kufijtë, ndërkohë që Europa ka dështuar të japëm një zgjidhje të përbashkët për problemin e madh, që rrezikon ta kthejë Greqinë në një thes refugjatësh. Më parë Shqipëria ka pranuar që të marrë përgjegjësitë e veta, por nëse i besojmë asaj që ka thënë së fundmi kryeministri, nuk do të jetë hapje të kufijve. Mbetet për t’u parë ndihma financiare që do të arrihet të merret nëse 10 mijë njerëz hyjnë në Shqipëri.
Add new comment