konflikt

Edhe Asad kërkon të votohet, shpall datën e zgjedhjeve

Postuar në 23 Shkurt, 2016 09:50

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Siri janë zhvilluar 4 vjet më parë, pas të cilave u përshkallëzua konflikti i armatosur mes rebelëve opozitarë dhe forcave të presidentit Asad. Ndonëse vendi i tij është kthyer në një shesh lufte, presidenti i Sirisë ka shpallur 13 Prillin si datën e zgjedhjeve presidenciale. Menjëherë pas këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia njoftuan arritjen e armëpushimit që prej datës 27 shkurt, marrëveshje e cila nuk përfshin luftën kundër Shtetit Islamik apo organizatës Al Nusra.

Zgjidhje e konfliktit në Siri ose një luftë e tretë botërore

Postuar në 12 Shkurt, 2016 09:58

Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka surpizuar me deklaratat e tij se “bota është në prag të një lufte të re botërore”. Në një intervistë për revistën gjermane Handlesblatt Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.

Pranvera arabe në sytë e shkrimtarëve të penduar

Postuar në 24 Janar, 2016 10:17

Pamja e vendeve arabe sot të frikëson: Dhunë, luftë dhe shkatërrim. Në kohën që pranvera arabe filloi, intelektualët shpresuan për ndryshim. Pesë vite më pas, 10 prej tyre flasin për The Guardian.
Në janar të vitit 2011, disa ditë pas ditë pas kryengritjes së parë në Tunizi dhe nisjes së protestave në Sheshin Tahrir, “The Guardian” ftoi shkrimtarët kryesorë nga e gjithë bota arabe për të reflektuar mbi revolucionionin gjithëpërfshirës në rajon. Atëherë, ata shprehën optimizëm të madh për të ardhmen.

Opozita kërkon mandatin e Leskajt: konflikt interesi që merr koncension fëmija e një deputeti

Postuar në 27 Tetor, 2015 15:27

Demokratët kërkojnë mandatin e Valentina Leskajt, fill pasi denoncuan se konçensionin e segmentit hekurudhir Ballsh-Fier-Vlorë e fitoi djali i saj. Sipas një deklarate të Arben Ristanit, nënkryetarja e Kuvendit është në konflikt interesi pasi fëmija madhor i deputetit specifikohet në ligj që nuk mund të përfitojë nga asetet publike. “Zonja Leskaj është në shkelje të Kushtetutës, në nenin 71 të ligjit themeltar të shtetit”, tha Arben Ristani, sipas të cilit PD do të dorëzojë sot në kuvend një kërkesë për dorëzimin e mandatit të deputetes së Vlorës, Valentina Leskaj.

SHBA-Rusi, bisedime të reja për për shmangie e një konflikti ajror mbi Siri

Postuar në 14 Tetor, 2015 09:41

BBC raporton se SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime të reja për sigurinë ajrore në Siri pasi, kohët e fundit avionë të të dy fuqive sulmonin shumë pranë njëri-tjetrit. Do të mbahet një raund i tretë bisedimesh ndërkohë që dy vendet kërkojnë të gjenjë mënyrat për shmangie e një konflikti aksidental. Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter tha se ai ishte në pritje të një marrëveshjeje shumë shpejt. Nga ana tjetër Rusia tha se do të vinte me propozime të reja për t’u diskutuar gjatë video-konferencës.

Izraeli përgatitet për një goditje të armatosur. Kundër kujt?

Postuar në 19 Gusht, 2015 20:56

Jeffrey Feltman, nënsekretar i përgjithshëm për çështjet politike në Kombet e Bashkuara, më herët zyrtar i lartë i administratës amerikane, ka deklaruar se rreziku i përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Palestinë “është i dukshëm”. Jeffrey Feltman ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në muajt e fundit ka parë “krime të paarsyeshme të urrejtjes nga elementë ekstremistë, dhunë, provokime në vendet e shenjta në Jeruzalem dhe rritje shqetësuese të raketave të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit.

Subscribe to RSS - konflikt