Edhe Asad kërkon të votohet, shpall datën e zgjedhjeve
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Siri janë zhvilluar 4 vjet më parë, pas të cilave u përshkallëzua konflikti i armatosur mes rebelëve opozitarë dhe forcave të presidentit Asad. Ndonëse vendi i tij është kthyer në një shesh lufte, presidenti i Sirisë ka shpallur 13 Prillin si datën e zgjedhjeve presidenciale. Menjëherë pas këtij vendimi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia njoftuan arritjen e armëpushimit që prej datës 27 shkurt, marrëveshje e cila nuk përfshin luftën kundër Shtetit Islamik apo organizatës Al Nusra. Pavarësisht sesi do të jetë rezultati apo standardi i zgjedhjeve, vendimi i Asad për t'u legjitimuar me votë konfirmon vullnetin e tij për të respektuar qoftë edhe formalisht procedurën dhe rregullat e lojës që detyron sistemi politik.
Add new comment