Izraeli përgatitet për një goditje të armatosur. Kundër kujt?

Postuar në 19 Gusht, 2015 20:56

Jeffrey Feltman, nënsekretar i përgjithshëm për çështjet politike në Kombet e Bashkuara, më herët zyrtar i lartë i administratës amerikane, ka deklaruar se rreziku i përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Palestinë “është i dukshëm”. Jeffrey Feltman ka thënë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në muajt e fundit ka parë “krime të paarsyeshme të urrejtjes nga elementë ekstremistë, dhunë, provokime në vendet e shenjta në Jeruzalem dhe rritje shqetësuese të raketave të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit.

Komentet e tij vijnë pasi të martën lideri opozitar izraelit Isaac Herzog tha se mund të ndodhë një kryengritje e re e palestinezëve. Herzog u ka bërë thirrje të dyja palëve që të ulin tensionet dhe të rifillojnë bisedimet e paqes. Feltman u ka bërë thirrje liderëve politikë, ushtarak dhe klerikëve nga të gjitha palët “që të punojnë së bashku për uljen e tensioneve, të refuzojnë përdorimin e dhunës dhe të ndalojnë ekstremistët të cilët mund të përshkallëzojnë situatën”. Por ndërkaq prej ditësh ushtria izraelite po zhvillon stërvitje të shkallë të gjerë në veri të vendit, në kufirin sirian, një paralajmërim se së afërmi mund të plasë një konflikt i ri i armatosur. Por kundër kujt?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.