Pranvera arabe në sytë e shkrimtarëve të penduar

Postuar në 24 Janar, 2016 10:17

Pamja e vendeve arabe sot të frikëson: Dhunë, luftë dhe shkatërrim. Në kohën që pranvera arabe filloi, intelektualët shpresuan për ndryshim. Pesë vite më pas, 10 prej tyre flasin për The Guardian.
Në janar të vitit 2011, disa ditë pas ditë pas kryengritjes së parë në Tunizi dhe nisjes së protestave në Sheshin Tahrir, “The Guardian” ftoi shkrimtarët kryesorë nga e gjithë bota arabe për të reflektuar mbi revolucionionin gjithëpërfshirës në rajon. Atëherë, ata shprehën optimizëm të madh për të ardhmen.
Tani, kur rishohin përgjigjet e tyre të asaj kohe pyesin, a ka ende vend për shpresë?
Janë 10 shkrimtarë që i kthehen deklaratave të tyre: Robin Yassin-Kassab(Siriano-anglez), Alaa Abd El Fattah(Egjipt), Ahdaf Soueif(egjiptian), Mourid Barghouti(Palestinë), Laila Lalami(Marok), Raja Shehadeh(Palestinë), Khaled Mattawa(Libi), Tamim al-Barghouti(Palestinë), Nouri Gana(Tunizi), Joumana Haddad(Liban).
“Pesë vjet më parë ‘The Guardian’ më kërkoi të vlerësoja efektet e kryengritjes tuniziane në pjesën tjetër të botës arabe, dhe në veçanti në Siri. Thashë se vendi ishte ‘i përjashtuar nga kriza pan-arabe e papunësisë, pagave të ulëta dhe mbytjes së shoqërisë civile”, por megjithatë argumentova se ‘në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, duket e pamundur që regjimi sirian do të përballet me një sfidë si Tunizia”, kishte shkruar më 2011 siriano-anglezi Robin Yassin-Kassab. Sot, ai pranon se pesë vite më vonë, miqtë e të afërmit kanë humbur shtëpitë, pauritë dhe janë detyruar të emigrojnë.
“Edhe sa herë të tjera, popujt arabë do jenë të detyruar të zgjedhin mes një monstre dhe një tjetre”
Ndërkaq, Alaa Abd El Fatah, tashmë në burg dukje vuajtur një dënim pesëvjeçar në Kajro. “Të vetmet fjalë që mund të them, është se kam mbetur pa fjalë. Pesë vite më parë, në atë që del se ishte dita e fundit normale e jetës sime, jam ulur në një tavolinë në një firmë IT në Pretoria dhe pretendoja se po punoja ndërsa po shkruaja një artikull të shkurtër për ‘The Guardian’. Tregonte pse revolucioni egjiptian duhej marrë seriozisht. Ose të paktën unë kështu e mbaj mend. Nuk mund ta rishoh më atë artikull tani, pasi prej një viti, nuk kam pasur akses në internet. Në Egjipt, të burgosurit, nuk lejohen të bëjnë as një telefonatë madje. Por, nuk duhet të ankohem: të paktën unë mund ta shoh familjen time dy a tri herë në muaj. Të burgosurve të tjerë politikë, (shumica islamikë) nuk u lejohen fare vizitat”.
“Mbase ka qenë fort naive të besonim se ëndrrat tona do të realizoheshin, por jo të mendonim dhe të besonim se një tjetër botë, ishte e mundur”
Mourid Barghouti, poet palestinez, tregonte në vitin 2012: “Forcat revolucionare ende po vrasin, torturojnë, grabisin dhe po bëjnë gjyqe. Vrasësit dhe demonstruesit janë ende të shumtë në numër dhe janë të mbrojtur; media shtetërore është ende brenda të njëjtës gënjeshtër, keqinformimi dhe mosinformimi dhe kërcënimi i forcave konservatore vijon. Revolucioni mund të mos shihet si dështim total dhe një ngjarje e shëmtuar. Revolucioni nuk është një ngjarje. Revolucioni është një proces – i gjatë, i mundimshëm dhe i kërkuar. Ai ka dhe baticat e zbaticat dhe surpriza e saj” ndërsa sot thotë: kjo ishte situata në Egjipt nën sundimin e Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura (SCAF), dhe më pas nën Vëllazërinë Myslimane. Ajo është ende e njëjtë nën sundimin ushtarak të Gjeneralit Sisi.
“Edhe sa herë të tjera, popujt arabë do jenë të detyruar të zgjedhin mes një monstre dhe një tjetre” ( Pasqyre.al)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.