Qiejt e Alepit gëlojnë nga avionët, ofensiva qeveritare ngushton rrethimin
Qielli i mbushur me avionë, ushtri që afrohen në disa anë dhe arrati në panik nga ata pak sirianë që kanë mbetur ende në qytetin e shkatërruar nga konflikti disavjeçar, Alep. Pas ofensivës së fundit të trupave të presidentit Bashar al Assad, të asistuar fuqishëm nga avionët rusë dhe, siç përflitet, edhe nga trupa speciale ruse e iraniane, aktivistë të të drejtave të njeriut raportojnë se të paktën 70 mijë persona janë zhvendosur ditët e fundit nga pjesa jugore e qytetit. Zaidoun al-Zoabi, kreu i Unionit të Organizatave Siriane për Ndihmë Mjekësore lëshon alarmin se me ardhjen e stinës së dimrit, gjërat mund të vështirësohen tmerrësisht për të zhvendosurit a strehë, ushqim dhe barna mjekësore.
Ofensiva e fundit e ushtrisë siriane për marrjen e kontrollit të Alepit është e katërta brenda dy javësh, ndërkohë që është fituar terren në një front të gjerë.
Add new comment