siri

Erdogan: Bëhuni gati për Luftën e III Botërore

Postuar në 15 Mars, 2018 10:16

Rreziku për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore sipas presidentit turk Erdogan është i dukshëm. Ai bëri thirrje turqve të  jenë të përgatitur për çdo eventualitet.Shkak sipas tij mund të jetë fakti se SHBA po ndërton 20 baza ushtarake në Siri, të drejtuara kundër Rusisë.

"Njëzet baza ushtarake janë krijuar në Siri. Pse janë ngritur këto baza? Nuk besoj se do të përdoren kundër Rusisë. Ndaj dhe objektivat janë dy, Turqia ose Irani. Epo kjo nënkupton shpalljen e Luftës së Tretë Botërore. Ndaj dhe duhet të jemi gati."- shtoi Erdogan

Video/Largimi i militantëve të Al-Nusra nga Ghouta Lindore në Siri

Postuar në 10 Mars, 2018 22:34

13 rebelë të Al Nusra kanë lënë Ghouta bashkë me familjarët e tyre, pasi forcat qeveritare siriane kanë hapur një korridor humanitar. Ky është njoftimi zyrtar i Damaskut që synon kapjen e Ghoutas, nën kontrollin e militantëve islamikë e ku aktualisht ndodhen 10-12 mijë rebelë. Ushtria siriane ka marrë pjesë lindore të qytetit.

Erdogan gati t’u bashkohet ushtarëve në frontin e Sirisë

Postuar në 10 Mars, 2018 18:09

Në ballë të luftës deklaroi se do të jetë Rexhep taip Erdogan nëse do të jetë e nevojshme. "Kur të bëhet rekrutimi, kur t’ju thërasin në detyrë, atëherë unë do jem i pari që do të shkoj bashkë me ju"-tha të shtunën presidenti turk teksa foli  në kongresin e partisë të AKP (Partia për Demokraci dhe Zhvillim).

ISIS ka humbur territore, por jo fitimet

Postuar në 27 Janar, 2018 22:27

Teksa Shteti Islamik humbi një nga fshatrat e tij të fundit në Irak, Brett McGurk, i dërguari i posaçëm i SHBA-së në koalicionin që luftoi ISIS shkruajti në në Tëitter se kalifatit "të rremë"po i vjen fundi". Është e vërtetë se Shteti Islamik ka humbur pjesën më të madhe të territorit të të tij i cili në në vitin 2014 përfshinte rreth një të tretën e Irakut dhe gjysmën e Sirisë.

Turqi-SHBA, në prag konflikti në Siri

Postuar në 19 Janar, 2018 15:42

Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde. Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekrete. Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.

Mediat/Izraeli: Do bombardojmë pallatin e Assad, nëse Irani zgjerohet më tej në Siri

Postuar në 30 Gusht, 2017 09:22

Mediat arabe raportojnë se vizita e kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu në Moskë ka patur në vëmendje rolin e Iranit në Siri. Telavivi zyrtar mendon se Kremlini është padroni i ri në Damask dhe me këtë rast ka bërë thirrje për frenim të Iranit. Përndryshe, siç raportojnë mediat arabe, nëse Irani zgjerohet në Siri, Izraeli do të bombardojë pallatin presidencial të Assadit. 

Carla Del Ponte dorëhiqet nga hetimi i krimeve të luftës në Siri

Postuar në 08 Gusht, 2017 10:52

Duke akuzuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mosveprim dhe mungesën e vullnetit politik, Carla del Ponte njoftoi se është tërhequr nga Komisioni i Hetimeve të OKB-së për krimet e luftës  në Siri, duke pretenduar se roli i saj ishte në fund të fundit vetëm një "pretekst".
Del Ponte, e cili ka shërbyer si prokurorët për krimet e luftës në Ruanda dhe ish-Jugosllavi, ka thënë se "Këshilli i Sigurimit nuk po bën asgjë dhe se për Sirinë nuk ka drejtësi."

Sulmi amerikan në Siri, i paligjshëm. Pentagoni: Veprojmë me Aktin e vitit 2001 pas 9/11

Postuar në 22 Qershor, 2017 13:36

Operacionet ushtarake amerikane në Siri janë të paligjshme. Akuza vjen nga senatori demokrat Tim Kaine, sipas të cilit rrëzimi i avionit sirian javën e kaluar, ishte i paligjshëm, ndërkohë që Pentagoni deklaron se ai ka leje për të vepruar nën aktin e vitit 2001 për Përdorimin e Forcës Ushtarake pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Trump zhgënjen mbështetësit e ekstremit të djathtë

Postuar në 08 Prill, 2017 09:46

Për shumë mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump, vendimi për sulmin me raketa në Siri ishte një shfaqje e fuqisë dhe vendosmërisë – pikërisht arsyet pse votuan atë për president të SHBA-ve në 8 nëntor. Ndryshe nga disa votues të ekstremit të djathtë që  dënuan lëshimin e 59 raketave Tomahok me urdhër të presidentit shumica e votuesve republikanë që vijnë nga Teksasi, Florida dhe Nju Jork, theksuan për Reuters se sulmi nuk ishte akt i heqjes dorë nga angazhimi për të vënë interesat amerikane mbi çdo gjë tjetër.

Pas sulmit me armë kimike në Siri(video)

Postuar në 05 Prill, 2017 12:40

Sulmi ndodhi në Idlib dhe mbetën të vdekur 74 persona, mes të cilëve 11 fëmijë. 

Pages

Subscribe to RSS - siri