Turqi-SHBA, në prag konflikti në Siri
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde. Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekrete. Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.
Trupat ruse raportohet se janë tërhequr drejt distrikteve Nubul dhe Zahra të cilat janë nën kontrollin e forcave qeveritare të Sirisë.
Mendohet se Rusia mban të dislokuara rreth 300 trupa në Afrin, rajon kufitar me Turqnë dhe që kontrollohet në masë dërrmuese nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore – peshmerga, që cilësohen nga Ankaraja zyrtare si milici e Partisë Punëtore të Kurdistanit, sipas saj organizatë terroriste.
Koordinimi mes të dyja vendeve u njoftua dje publikisht nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, që në një intervistë për CNN, tha se “ne duhet të jemi të kujdesshëm që të shmangim aksidentet”. Turqia ka kërkuar përdorimin e hapësirës ajrore siriane për të ndërmarrë operacionin ushtarak që synon qartë eliminimin pa nisur mirë të forcës kufitare kurde, e cila është ideuar dhe po ngrihet nga SHBA. Ajo konsiston në 30 000 trupa dhe është parë nga Turqia si kërcënim direkt për sovranitetin e saj afatgjatë. Ankaraja mendon se kjo trupë hedh bazën e një shteti kurd dhe opsioni ushtarak është tanimë në tryezë.
Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ky me siguri do të shënonte nisjen e një konflikti të armatosur mes dy anëatrëve të NATO-s, Turqisë dhe SHBA-së. Është me rëndësi të theksohet se në kuadër të zhvillimeve të fundit, Damasku zyrtar e ka cilësuar prezencën amerikane në vend si akt agresioni, por nuk ka përcjellë të njëjtin qëndrim edhe për ndëryrjen eventuale turke, që cenon sovranitetin po me gjasë i shërben edhe llogarive cinike të Assadit për eliminimin e një problemi territorial, por edhe me kosto të shtuara për SHBA që prej kohësh nuk e duan më në pushtet.
http://www.hurriyetdailynews.com/russian-troops-in-afrin-begun-to-be-wit...
Add new comment