afrin

Rusia kërkon nga Turqia kalimin e Afrinit nën administrimin e Sirisë

Postuar në 10 Prill, 2018 09:52

Rusia i ka kërkuar zyrtarisht Turqisë që të dorëzojë qytetin verior të Sirisë, Afrin, nën kontrollin e Damaskut zyrtar.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi në një konferencë për shtyp me gazetarët dje se kalimi i Afrin nën administrin e Damaskut është diçka që pritet, përderisa Ankaraja zyrtare nuk ka deklaruar asnjëherë se e ka pushtuar Afrinin. 

Qyteti kontrollohej nga kurdët derisa Turqia ndërhyri ushtarakisht për të asgjësuar bërtham të YPG-së që i konsideron terroriste dhe për të cilat pretendon se kryejnë aktivitet terrorist në kufi.

Flamuri turk valëvitet në Afrin (Video)

Postuar në 18 Mars, 2018 12:28

Forcat rebele të "Ushtrisë së Lirë Siriane", të mbështetur nga Turqia, kanë vënë nën kontroll të plotë qendrën e qytetit Afrin në Sirinë veriore, bastion i milicisë kurde të YPG - sipas Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

"Tani atje valëvitet flamuri turk! Flamuri i ushtrisë së lirë siriane valëvitet i lirë!"-shtoi Erdogan. Sipas korrespondentëve të AFP, forcat turke dhe aleatët e tyre rebelë kontrollojnë tërë qytetin.

Bashkëshortja e Erdogan: Pas ndërhyrjes turke në Afrin, mund të rikthehen në Siri 500 mijë njerëz

Postuar në 17 Shkurt, 2018 12:40

500 mijë sirianë mund të rikthehen në Siri, në rajonin e Afrin, pas suksesit të operacionit “Dega e ullirit”. Të paktën kështu mendon bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Emine Erdoğan, e cila ka folur gjatë një konference të mbajtur në Stamboll.

Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri

Postuar në 21 Janar, 2018 10:47

Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.

Turqi-SHBA, në prag konflikti në Siri

Postuar në 19 Janar, 2018 15:42

Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde. Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekrete. Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.

Forca kufitare kurde, Erdogan kërkon reagimin e NATO-s ndaj propozimit të SHBA

Postuar në 17 Janar, 2018 12:38

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka kërkuar që NATO të reagojë rreth planeve të SHBA-së për krijimin e një force kufitare në Sirinë Veriore. Sipas Erdogan, “NATO është e detyruar të reagojë kur preken kufijtë e një prej partnerëve të saj”.

Ne nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë mbështetje dhe armatosje të grupit terrorist peshmerga nën emrin e një partneri operacional. Ne shpresojmë se ky gabim do të korrigjohet në kohën më të shpejtë të mundshme”, shtoi ai.

Subscribe to RSS - afrin