Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri
Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.
Sipas kryeministrit turk në zonë gjenden 8000-10 000 terroristë, ndërkohë që avancimi I trupave turke shoqërohet nga forca të rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane. Turqia raportohet se ka vënë në veprim edhe një tankiste dhe artilerinë e rëndë. “Dega e ullirit”, siç quhet operacioni në fjalë, nuk ka hasur ndonjë rezistencë të madhe deri më tani, pasi siç raporton gazeta turke “Hurriyet” kurdët po tërhiqen nga fshtrat e rajonit të Afrin. Dje Ankaraja zyrtare bëri të ditur se ka vënë në dijeni qeverinë siriane për këtë operacion.
Add new comment