Bashkëshortja e Erdogan: Pas ndërhyrjes turke në Afrin, mund të rikthehen në Siri 500 mijë njerëz

Postuar në 17 Shkurt, 2018 12:40

500 mijë sirianë mund të rikthehen në Siri, në rajonin e Afrin, pas suksesit të operacionit “Dega e ullirit”. Të paktën kështu mendon bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Emine Erdoğan, e cila ka folur gjatë një konference të mbajtur në Stamboll. Sipas saj suksesi i operacionit ushtarak të ndërmarrë nga Turqia për të spastruar zonën e veriut të Sirisë nga kurdët peshmerga, do të hapë rrugë për kthimin e njerëzve dhe do të parandalojë valë të reja ikjeje nga fqinji jugor i Turqisë. Bashkëshortja e presidentit turk ka sjellë si shembull operacionin tjetër të drejtuar nga Turqia, “Mburoja e Eufratit”, suksesi i të cilit i hapi rrugë rikthimit të 140 000 sirianëve në vendin e tyre.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.