Flamuri turk valëvitet në Afrin (Video)
Forcat rebele të "Ushtrisë së Lirë Siriane", të mbështetur nga Turqia, kanë vënë nën kontroll të plotë qendrën e qytetit Afrin në Sirinë veriore, bastion i milicisë kurde të YPG - sipas Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
"Tani atje valëvitet flamuri turk! Flamuri i ushtrisë së lirë siriane valëvitet i lirë!"-shtoi Erdogan. Sipas korrespondentëve të AFP, forcat turke dhe aleatët e tyre rebelë kontrollojnë tërë qytetin.
Nga ana tjetër, ekipi i Forcave Demokratike siriane dhe krerët kurdë konfirmuan se forcat turke dhe aleatët e tyre sirianë kanë shkaktuar tashmë dëme dhe kanë shkatërruar një statujë të farkëtarit Kava, hero qendrore e historisë së kurdëve.
Sipas tyre, kjo ishte "shkelje e parë serioze e kulturës dhe historisë së popullit kurd pas pushtimit të Afrin"
Qyteti afgan ishte objektivi kryesor i operacionit të nisur më 20 janar nga Turqia kundër Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG) të milicisë kurde në Siri.
Ankaraja e konsideron këtë milici një organizatë terroriste, edhe pse luftëtarët kurdë janë mbështetur dhe armatosur nga Uashingtoni për të luftuar ISS.
Add new comment