Forca kufitare kurde, Erdogan kërkon reagimin e NATO-s ndaj propozimit të SHBA
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka kërkuar që NATO të reagojë rreth planeve të SHBA-së për krijimin e një force kufitare në Sirinë Veriore. Sipas Erdogan, “NATO është e detyruar të reagojë kur preken kufijtë e një prej partnerëve të saj”.
“Ne nuk mundemi dhe nuk do të lejojmë mbështetje dhe armatosje të grupit terrorist peshmerga nën emrin e një partneri operacional. Ne shpresojmë se ky gabim do të korrigjohet në kohën më të shpejtë të mundshme”, shtoi ai.
Meduat raportojnë se Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonatë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg që ka deklaruar nga ana e vet se nuk është konsultuar për këtë çështje nga SHBA.
Më tej akoma, Erdogan ka mbledhur autoritetet më të larta ushatrake dhe të sigurisë dhe sipas disa mediave një sulm ushtarak nga Turqia në Afrin – qendra e supozuar e forcave kufitare dhe në Manbij, është eminent. Turqia e shikon operacionin ushatrak në këtë zonë si zgjerim të vperimeve të zhvilluara në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit, që kishte objektiv ISIS dhe kurdët dhe që solli si pasojë kontrollin nga Ankaraja të zonave nga Azaz në Jarablus.
BBC citon disa analistë turq që thonë se operacioni ushtarak në Afrin synon të likujtojë frikën më të madhe të Turqisë: krijimin e një shteti kurd në veri të Sirisë dhe të një korridori kurd. Formalisht Ankaraja shprehet se ajo qëndron kundër peshmergave që i sheh si organizim politik dhe ushtarak terrorist, por legalizimi i një entiteti kurd në çdo rast do të shikohej me dyshim. Forca në fjalë koniston në 30 mijë trupa, kryesisht anëtarë të Forcave Demokratike Siriane, por aty ka edhe arabë, çeçenë etj.. Nga ana tjetër, në Afrin janë edhe 300 trupa ruse dhe sipas analistëve Turqisë i duhet mbështetje ajrore që të ketë sukses në këtë ndërhyrje eventuale. Ajo duhet të marrë dakordësinë edhe nga Moska që kontrollon hapësirën ajrore në këtë rajon.
Forca kufitare u njoftua më 13 janar të këtij viti dhe ndaj saj pati disa reagime. Damasku zyrtar e cilësoi atë si shkelje të hapur të sovranitetit të Sirisë, ndërkohë që Rusia, Turqia dhe Irani kanë reaguar duke parë te ky hap një manovër për ndarjen e Sirisë. Aktualisht janë 2000 trupa amerikane në Siri që nuk kanë lejen formale të Damaskut dhe krijimi I kësaj force të re me gjasë është një mënyrë për të stabilizuar interesin amerikan në një shtet ku SHBA humbi betejën strategjike.
Duhet thënë se situata është shumë e tensionuar. Lëvizja e Erdogan me NATO-n krijon të tjera probleme të thella dhe deri më tani nuk ka një qëndrim të qartë nga BE për këtë që po ndodh. Brukseli zyrtar ka tanimë një ndarje shumë të madhe me Uashingtonin për çështjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, të cilën SHBA po refuzon ta ricertifikojë. Një dallim edhe për Sirinë do të kishte pasoja serioze.
Çështja shtron edhe disa pikëpyetje në planin diplomatik. Situata në Afrin po nis t’i ngjajë situatës tjetër, po në Siri, asaj në Lartësitë Golan. Në vitin 1967 ato u zunë nga Izraeli(2/3-t), pas luftës së atij vit me shtetet arabe. Por kontrolli i tyre u zgjerua më tej në vitin 1981, kur Izraeli kaloi një ligj që lejonte ngritjen e venbanimeve në këtë zonë. Mes Izraelit dhe Sirisë qëndrjnë kaskat blu të OKB-së në një hapsirë prej 266 km2, ndërkohë që me Rezolutën nr. 497 të OKB, u dënua vendimi i Telavivit për të imponuar juridiksionin e vet në Lartësitë Golan.
Aktualisht në pjesën siriane të Golanit ka përballje mes fraksioneve të ndryshme, por situara në Afrin mund të ta çojë çështjen sërish në OKB. SHBA nuk ka asnjë mandat për të krijuar forcë kufitare dhe parlajmërimi i Erdogan për NATO-n është një moment që mund të riaktivizojë OKB-në sërish. Turqia e konsideron forcën kufitare si kërcënim për kufijtë e vet, ndaj nuk është çudi që të kërkojë trajtimin e çështjes në një organizatë ndërkombëtare ku siç u pa së fundmi, politika amerikane mori goditje për statusin e Jeruzalemit.
Add new comment