Trump zhgënjen mbështetësit e ekstremit të djathtë
Për shumë mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump, vendimi për sulmin me raketa në Siri ishte një shfaqje e fuqisë dhe vendosmërisë – pikërisht arsyet pse votuan atë për president të SHBA-ve në 8 nëntor. Ndryshe nga disa votues të ekstremit të djathtë që dënuan lëshimin e 59 raketave Tomahok me urdhër të presidentit shumica e votuesve republikanë që vijnë nga Teksasi, Florida dhe Nju Jork, theksuan për Reuters se sulmi nuk ishte akt i heqjes dorë nga angazhimi për të vënë interesat amerikane mbi çdo gjë tjetër.
Trump e mori vendimin për të bombarduar Sirinë pavarësisht angazhimit që kishte bërë gjatë fushatës së tij zgjedhore për të shmangur përfshirjen në konfliktn e Lindjes së Mesme. Katër vjet më parë, ai kishte paralajmëruar paraardhësin i tij, demokrati Barak Obama të shmangte një sulm kundër forcave të regjimit sirian në përgjigje të përdorimit të armëve kimike kundër civilëve.
Kontradikta e dukshme ideologjike ka zemëruar disa mbështetës të flaktë të Trump nga e djathta ekstreme.Paul Joseph Watson, redaktor i Infoëars, medias që boton teori konspiracioni me bazë në Londër, postoi në Tëitter se zbret nga treni i Trump. Udhëheqësi vetë-deklaruar i nacionalistëve të bardhë Richard Spencer e quajti "tradhti" vendimin e presidentit të SHBA-së, duke theksuar fundin e parullës "Amerika e para".
Add new comment