Putin kritikon Shtetet e Bashkuara: Dënoj qëndrimin jokonstruktiv amerikan për Sirinë
Vladimir Putin tha sot se dënonte qëndrimin jokonstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat sipas tij shmangin parimin e një shkëmbimi të delegacioneve me Moskën për bisedime rreth konfliktit sirian. “Unë besoj se ky qëndrim është jokonstruktiv dhe në mënyrë të dukshme burimi i dobësisë së qëndrimit amerikan dhe mungesës së një plani për Sirinë. Në pamje të parë duket thjeshtësisht sikur nuk ka asgjë konkrete për bisedime me amerikanët”, citon agjensia e lajmeve AFP deklaratën e presidenti rus në Astana. Rusia njoftoi se i ka propozuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës një delegacion me zyrtarë amerikanë të cilët do të shkojnë në Moskë për të diskutuar krizën siriane. Më pas, për shkak të hezitimit të Uashingtonit, Moska ka propozuar një delegacion rus të kryesuar nga kryeministri Dmitri Medvedev i cili është nisur për në Uashington. “Nuk e kuptoj qartësisht sesi partnerët tanë amerikanë munden të kritikojnë luftën antiterroriste të Rusisë në Siri duke refuzuar me çdo kusht dialogun e drejtpërdrejtë në lidhje me çështje të rëndësishme të tilla si zgjidhja politike e konfliktit”, tha mes të tjerash Putin.
Add new comment