amerikan

Miqësi apo partneritet që po sfidohet

Postuar në 30 Tetor, 2019 23:53

Shqipëria mundet shumë shpejt të gjendet para nevojës së një zgjedhjeje në politikën e jashtme që implikon marrëdhëniet me një shtet të rëndësishëm si Turqia. Në qeverinë e Edi Ramës marrëdhëniet me këtë vend u mjegulluan shumë sa nga zhurma e madhe  për partneritet strategjik që nuk rikonfirmoi ndonjë gjë konkrete aq edhe nga një marrëdhënie e pakuptueshme personale e z. Rama me presidentin Erdogan.

Kontrata me lobistin amerikan, PD fshehu 675 mijë dollarë

Postuar në 23 Nëntor, 2017 12:38

Partia Demokratike fshehu pagesa prej më shumë se gjysmë milionë dollarë për një kompani lobimi në Uashington dhe dështoi të bënte transparencë në KQZ, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompanie guackë me aksionerë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale. Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin  e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

A duhet t'i besojmë ambasadorit amerikan?

Postuar në 15 Korrik, 2016 17:07

Ambasadori amerikan Donald Lu ka kompromentuar rëndë pozitat e tij dhe selisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Tiranë me ndërhyrjen flagrante në hetimet e Prokurorisë për Bankers Petrolium dhe çështjen e shpërthimeve në puset e Patos Marinzës.

Meta niset për në SHBA, ambasadori amerikan e viziton në Kuvend

Postuar në 23 Tetor, 2015 13:35

 

Putin kritikon Shtetet e Bashkuara: Dënoj qëndrimin jokonstruktiv amerikan për Sirinë

Postuar në 15 Tetor, 2015 14:55

Vladimir Putin tha sot se dënonte qëndrimin jokonstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat sipas tij shmangin parimin e një shkëmbimi të delegacioneve me Moskën për bisedime rreth konfliktit sirian. “Unë besoj se ky qëndrim është jokonstruktiv dhe në mënyrë të dukshme burimi i dobësisë së qëndrimit amerikan dhe mungesës së një plani për Sirinë. Në pamje të parë duket thjeshtësisht sikur nuk ka asgjë konkrete për bisedime me amerikanët”, citon agjensia e lajmeve AFP deklaratën e presidenti rus në Astana.

Rënia e çmimit të naftës do ulë prodhimin rus dhe amerikan, probleme me furnizuesit që nuk janë pjesë e OPEC-ut

Postuar në 12 Shtator, 2015 08:27

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë njoftoi se rënia e çmimit të naftës do të ulë prodhimin rus dhe amerikan gjatë vitit 2016. Kjo do të shkaktojë rënien më të rëndësishme të furnizuesve të naftës, që nuk janë pjesë e OPEC-ut. Një rënie 6-vjeçare e çmimeve të naftës do të shtyjë furnizuesit joanëtarë të OPEC-ut të ofrojnë më poshtë se 0,5 milionë fuçi në ditë duke ulur prodhimin e përgjithshëm deri në 57,7 milionë fuçi në ditë, bëri të ditur Agjencia e Energjisë në daljen e saj mujore.

Subscribe to RSS - amerikan