Shqiperia
Kontrabandë me fluidet ftohëse të ndaluara në BE
Fluide të rrezikshme ftohëse të prodhuara në Indi dhe Kinë dhe të ndaluara në Bashkimin Evropian, u konfiskuan në pikën doganore të Kakavës duke u eksportuar drejt Greqisë.
Seksioni greek i CNN raporton se çdo vit nga Shqipëria hyjnë sasi të mëdha të ftohësit (freon) i destinuar për kondicionerë dhe frigoriferë. Importohen nga Shqipëria me një të tretën e çmimit të produktit të lejuar , por cilësia e tyre është e dyshimtë, pasi disa nga komponentët nuk mund të tregtohet në BE.
Kosova i kërkon heronjtë Shqipërisë
Kosova kërkon nga Shqipëria eshtrat e heronjve të saj. Në 85 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i është drejtuar me një letër Tiranës zyrtare ku kërkon që Hasan Prishtina tyë rivarroset pranë Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Veseli thotë se marrja e heronjve të saj është e rëndësishme për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës
Më poshtë postimi i Veselit:
Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.
Partneritet strategjik apo Protektorat?
Cila duhet të jetë marrëdhënia e Shqipërisë me Turqinë? Ja një pyetje e cila pavarësisht se në realitetin diplomatik, politik, ekonomik dhe ushtarak të shekullit të 20-të, gjen kryesisht përgjigje pozitive, sfidohet nga narrativat historike që përbëjnë bazën e asaj që mund të quhet ngrehina ideologjike e shtetit shqiptar.
Shqipëria 2018, një dyqan ku na kërkohet të jemi thjesht Blerës
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, konfirmon të gjitha kritikat dhe akuzat që janë bërë ndaj qeverisë në vitin që lamë pas. Në përmbledhjen e bërë, DASH flet për korrupsionin, administratën e korruptuar, ndryshimet e shpeshta legjislative dhe për të drejtën e pronës që është e pagarantuar.
Ndërron mendje, edhe mund të marrim emigrantë!
Është kthyer në telenovelë mundësia që Shqipëria të pranojë emigrantë. Nga një pozicion kategorik për të mos hapur dyert për refugjatët, Edi Rama tregon se në çdo rrethanë mbetemi të gatshëm për të strehuar klandestinët që vijnë nga Afrika. Kjo sipas tij në është një gjë që vjen në përputhje me moralin tonë, por edhe traditën e mikpëritjes për njerëzit nga zonat e luftës.
80 piramidat që ndajnë Shqipërinë dhe Greqinë
Turbulloi shumë gazetarë dhe politikanë në Greqi deklarata e kryeministrit grek Aleksis Tsipras për Piramidat kufitare me Shqipërinë si një ndër pikat e çështjeve të pazgjidhura të kufirit.
Shumë nga gazetarët dhe analistët politikë filluar të pyesin dhe të kërkojnë në internet "çjanë këto piramida në kufi me Shqipërinë"? Kjo detyroi qeverinë të sqarojë se kjo çështje kishte të bënte me me mirëmbajtjen e piramidave kufitare me Shqipërinë.
Teza prej Adhamudhi e Shqipërisë turistike
Ngjarja e ndodhur në Dhërmi përgënjeshtron në mënyrë dramatike të gjithë fabulën publicitare të Shqipërisë turistike. Jo se ngjarje të tilla përjashtohen gjetkë, por sepse incidenca e tyre e ekspozon vendin tonë si të pëpërgatitur për të luajtur rolin e një destinacioni turistik kryesor.
Makron: Shqipëria një model që trazon Europën
Rezistenca e Francës kundrejt presionit të Gjermanisë, Greqisë dhe disa vendeve për t’i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë është një bindje e presidentit Makron se BE nuk mund të ecë me zgjerimin para se të zgjidhë çështje kruciale si ajo e krizës së emigrantëve.
Në prill presidenti francez i tha Parlamentit Evropian se reformat e brendshme janë në plan të parë.
Vagon i Maqedonisë
Shqipëria mund të përfitojë hapjen e negociatave për një konjukturë që nuk lidhet drejtëpërdrejtë me përmbushjen e kritereve nga ana e saj, por nga marrëveshja e Greqisë me Maqedonië.
Presioni i Athinës mbi vendet anëtare është rritur pas paktit me Shkupin dhe një "jo" për hapjen e negociatave të Maqedonisë do vinte në diskutim kredibilitetin e Europës përballë një hapi të madh politik për stabilitetin e rajonit.
Greqia ka lëshuar, por nuk ka humbur në çështjen e detit
Çështja që po mban peng shpalljen e një marrëveshjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi është pakti detar e për të cilin bisedimet vazhdojnë ende. Gazeta greke To Vima, duke iu referuar burimeve qeveritare, thotë se bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme diplomatike mes dy vendeve. Kjo pasi do të rregullojë çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve, duke bërë të mundur shfrytëzimin e rezervave të mëdha të hidrokarbureve të vlerësuara në këtë zonë, veçanërisht për Greqinë, e cila e ka përparësi këtë proces.