80 piramidat që ndajnë Shqipërinë dhe Greqinë
Turbulloi shumë gazetarë dhe politikanë në Greqi deklarata e kryeministrit grek Aleksis Tsipras për Piramidat kufitare me Shqipërinë si një ndër pikat e çështjeve të pazgjidhura të kufirit.
Shumë nga gazetarët dhe analistët politikë filluar të pyesin dhe të kërkojnë në internet "çjanë këto piramida në kufi me Shqipërinë"? Kjo detyroi qeverinë të sqarojë se kjo çështje kishte të bënte me me mirëmbajtjen e piramidave kufitare me Shqipërinë.
Sipas shpjegimit, marrëveshja e Luftës së Dytë Botërore me të cilën u vendosën kufijtë greko-shqiptarë parashikonte vendosjen e Piramidave në vendet ku ndaheshin "ujërat e shiut".
Në këto pika për shkak se nuk kishte kufij natyror apo mur u vendosën rreth tetëdhjetë objekte guri në formë piramidale. Ato janë deri në dy metra të larta dhe në njërën anë shkruajnë "Greqia" dhe në anën tjetër "Shqipëria". Këto piramida ruhen në intervale të rregullta, ndonëse kanë lëvizur disa herë për shkak të fenomeneve natyrore.
Add new comment