Kontrabandë me fluidet ftohëse të ndaluara në BE

Postuar në 16 Gusht, 2018 10:54

Fluide të rrezikshme ftohëse të  prodhuara në Indi dhe Kinë dhe të ndaluara në Bashkimin Evropian, u konfiskuan në pikën doganore të Kakavës duke u eksportuar drejt Greqisë.

Seksioni greek i CNN raporton se çdo vit nga Shqipëria hyjnë sasi të mëdha të ftohësit (freon) i destinuar për kondicionerë dhe frigoriferë. Importohen nga Shqipëria me një të tretën e çmimit të produktit të lejuar , por cilësia e tyre është e dyshimtë, pasi  disa nga komponentët nuk mund të tregtohet në BE.

Ditët e fundit në  Kakavijë u kapën 15 bombula me freon, ndërsa që nga fillimi i vitit janë konfiskuar 260 kg,  ndërsa në vitin 2014 u konfiskua sasia rekord prej 1.5 ton. Përdorimi i ftohësve të ndaluar ka pasoja serioze mjedisore pasi ato ndikojnë në shtresën e ozonit. Shumë prej këtyre lëngjeve, sidomos ato nga Azia kanë përqendrime të larta të gazrave të fluorit, klor, R-22, dhe të tjera si këto  elemente veçanërisht të dëmshme në atmosferë, por pa probleme për njerëzit.

Ftohësit e ndaluar përdoren në instalimet profesionale me sisteme të mëdha ftohëse-ngrohëse siç janë industritë, hotelet, anijet. Gjenerata e re e freon që tregtohet ligjërisht nuk ndikon në shtresën e ozonit, është më miqësore me mjedisin, pa çliruar elementin  R-22 që konsiderohet i rrezikshëm për mjedisin.

https://www.cnn.gr/news/ellada/story/141886/synagermos-gia-epikindyno-fr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.