rusia

SHBA i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike me Rusinë

Postuar në 22 Janar, 2021 12:32

Administrata e re amerikane do t’i rikthehet Traktatit të Reduktimit të Armëve Strategjike që parashikon kufizimin e armëve deri në 1 550 koka bërthamore aktive. Sipas raportimeve të ndryshme mediatike, presidenti i ri i SHBA, Joe Biden, synon të riaktivizojë Traktatin duke shtyrë afatet e zbatimit të tij. 

Rusia tërhiqet nga Traktati mbi Qiejt e Hapur

Postuar në 15 Janar, 2021 12:51

Ministria e Jashtme e Rusisë njofton së fundmi se ka nisur tërheqjen nga Traktati i Qiejve të Hapur, që ka hyrë në fuqi në vitin 2002. Traktati synon shmangien e keqkuptimeve dhe për pasojë gabimeve në vendimmarrje mes vendeve anëtare duke lejuar mbikëqyrjen ajrore reciproke të vendeve me mjete pa armatim. Vendimi i Rusisë vjen një ditë pasi delegacioni i saj për Kontrollin e Armëve kërkoi në Vjenë që pjesëmarrësit e Traktatit të garantojnë konfidencialitetin e të dhënave që mbledhin gjatë fluturimeve vëzhguese.

Televizioni shtetëror turk paralajmëron skenarin e Krimesë për Kazakistanin

Postuar në 15 Janar, 2021 02:27

Televizioni shtetëror turk, TRT, publikonte dje një shkrim në autorësinë e Mansur Mirovalev nën titullin paralajmërues të një aneksimi eventual të Kazakistanit nga Rusia. Autori, një gazetar që ka punuar për disa agjenci të njohura lajmesh, i referohej disa deklaratave të deputetëve rusë dhe sidomos qëndrimeve të një deputeti të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar,  Vyacheslav Nikonov që në një dalje televizive në

Jemi fokusuar te Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, por nuk përjashtojmë vaksinën ruse dhe kineze

Postuar në 29 Dhjetor, 2020 11:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për propozimin publik të ambasadës ruse në Tiranë, që një ditë më parë ofronte vaksinën e zhvilluar në Rusi kundër CoVid-19. Për kryeministrin sjellja e ambasadës është e papërshtatshme, ndonëse ai nuk ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Rusinë për vaksinën.

Qeveria i ankohet von der Leyen për vaksinën, Rusia ofron vaksinën e vet

Postuar në 28 Dhjetor, 2020 18:00

Endri Fuga, drejtor i Komunikimit të Kryeministrit, ka shprehur në tuiter shqetësimin e tij se Ballkani Perëndimor është lënë jashtë procesit të shpërndarjes së vaksinave kundëer CoVid-19. Sipas z. Fuga që pranon këtu se për vaksinën qeveria nuk ka bërë asgjë. Mesazhi i z. Fuga është postuar si përgjigje ndaj Ursual von der Leyen që njoftonte nisjen e fushatës së vaksinimit. Ky mesazh i z. Fuga është marrë nga ambasada e Rusisë në Tiranë që i kujton zotërisë se Rusia mund të ofrojë vaksinën e zhvilluar prej saj dhe se Shqipëria nuk ka bërë asnjë demarsh në këtë drejtim.

Zelenskiy: Nëse Rusia sulmon Ukrainën nga Krimea, kalojmë në mobilizim të përgjithshëm

Postuar në 26 Dhjetor, 2020 01:56

 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar përmes një interviste dhënë për gazetën vendase “Focus” se nëse Rusia do të sulmojë nga Krimea, atëherë vendi do të kalojë në mobilizim të përgjithshëm.

Është një situatë e tmerrshme, nuk do doja as ta imagjinoja. Jam kundër. Le të shpresojmë se do të jetë e pamundur. Përndryshe ka për të qenë një luftë e madhe. Ne nuk do të shkojmë asgjëkundi, ne të gjithë do të luftojmë në një luftë, të gjithë burra dhe gra do të thirren në shërbim ushtarak

Pandemia, Rusia humbet 5 milionë emigrantë

Postuar në 16 Dhjetor, 2020 21:56

Gjysma e emigrantëve rezidentë në Rusia kanë lënë vendin duke konfirmuar se çfarë lloj krize ka provokuar pandemia e CoVid-19. Ministria e Brendshme e Rusisë ka njoftuar sot se 5 milionë emigrantë janë larguar ndërsa në vend kanë mbetur ende 6.3 milionë të huaj.

Rusia dhe perustia gjeopolitike

Postuar në 15 Dhjetor, 2020 22:50

 

Gadishulli i Ballkanit prodhon më shumë histori sesa është në gjëndje të konsumojë”, thoshte dikur Çërçill. Padyshim, në rajonin ku në çdo shtet ka një ngastër shqiptare, nuk ka sesi të mendohet ndryshe. Jo për faktin se ngastrat janë etnikisht shqiptare por se është një rast unikal në botë ku një komb rrethohet nga vetëvetja.

Rusia dhe Turqia krijojnë qendër për monitorimin e paqes në Nagorno Karabakh

Postuar në 01 Dhjetor, 2020 12:32

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për krjimin e një qendre për monitorimin e paqes së arritur në rajonin e Nagorno Karabakut.

Rusia është fuqia kryesore detare në Mesdhe

Postuar në 23 Nëntor, 2020 15:39

Balanca e fuqisë në Mesdhe ka ndryshuar. Të paktën këtë mendon ish-kreu i Forcave të Armatosura të Italisë, admirali Luigi Binelli Mantelli.

Rusia është fuqia detare dominues në Mesdhe, e ka fituar këtë rol në terren. Rusia do të kërkojë të ndërtojë një bazë detare në Libi dhe ka një bazë të avancuar në Siri

ka deklaruar Mantelli në një intervistë për EuObserbver.

Pages

Subscribe to RSS - rusia