Rusia dhe Turqia krijojnë qendër për monitorimin e paqes në Nagorno Karabakh

Postuar në 01 Dhjetor, 2020 12:32

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord për krjimin e një qendre për monitorimin e paqes së arritur në rajonin e Nagorno Karabakut. Lajmi është njoftuar nga autoritetet turke dhe sipas tyre po punohet që kjo qendër të vihet në funksionim sa më shpejt. Sipas njoftimit zyrtar memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe homologu i tij rus, Sergey Shoigu më 11 nëntor. Aktualisht do të duhet që miratimin për krijimin e kësaj qendre ta japë edhe Azerbajxhani që është vendi pritës i qendrës dhe ndoshta përfituesi më i madh i marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Rusisë.

Parlamenti turk ka miratuar ndërkohë dislokimin e trupave në Azerbajxhan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.