Jemi fokusuar te Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, por nuk përjashtojmë vaksinën ruse dhe kineze
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për propozimin publik të ambasadës ruse në Tiranë, që një ditë më parë ofronte vaksinën e zhvilluar në Rusi kundër CoVid-19. Për kryeministrin sjellja e ambasadës është e papërshtatshme, ndonëse ai nuk ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Rusinë për vaksinën.
Unë kam menduar se ka qenë një meme. Mendova se ishte një meme sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi ndaj shtetit rus, por ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një shtet serioz si Rusia të bëjë këto provokime. Ambasada në Tiranë nuk mund të sillet sikur është seksion i Portokallisë apo konkurrent i Portokallisë.
Nuk shoh arsye që Ambasada e Rusisë të përfshihet në aspektin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, AstraZenecas dhe Modernës. Me këto kompani jemi në komunikim dhe shtete europiane janë të drejtuara drejt këtyre kompanive.
Nuk kemi asnjë arsye të paragjykojmë vaksinën kineze apo ruse, por për momentin duke parë dhe të tjerët, ne jemi të fokusuar në këto drejtime. Nëse do lindë nevoja apo do e shohim të arsyeshme, padiskutim që do shikojmë edhe alternativat e tjera. Postimi i Ambasadës ruse nga ana ime shihet si i papërshtatshëm
tha Rama gjatë një diskutimi me gazetarë.
Add new comment