rusia
Rusia po përpiqet të gëlltisë Bjellorusinë
Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda ka deklaruar gjatë samitit të fundit të NATO-s, se Rusia po përpqiet të gëlltisë Bjellorusinë.
Bjellorusia po humbet elementët e fundit të pavarësisë dhe këto prirje janë shumë të rrezikshme. Do të prisja që presidenti amerikan Biden të dërgojë një mesazh të qartë rreth vendosmërisë dhe unitetit të NATO-s dhe se do të reagojë me mesazhe shumë të qarta për atë që po ndodh
Gjuha që kupton Rusia
Në gjurmët e misioneve pas të cilave fshihet shërbimi sekret i ushtrisë ruse
Rusia mund të ketë pasur gisht në vdekjen e rreth katërmbëdhjetë personave në Britaninë e Madhe. Një artikull i “New York Times” nga Sebastien Roblin* analizon ato që i quan aktivitetet vrasëse të Njësisë 29155, një njësi në agjensinë e inteligjencës ushtarake të huaj GRU të Rusisë, që ra në sy të inteligjencës perëndimore për shkak planit të dështuar në Bullgari në 2015-n.
Khodorkovski: Gjermania dhe Franca, në “shënjestrën” e Kremlinit
"Ajo që po bën Kremlini me BE-në duket si luftë e ftohtë". Sipas opozitarit rus, Mikhail Khodorkovski, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian, në mënyrë të veçantë Gjermania dhe Franca janë “më shumë në vëmendjen e Kremlinit".
Rusia përkujton Ditën e Fitores (VIDEO)
Me një paradë në të cilën marrin pjesë mbi 1 800 trupa, 60 mjete të rënda ushtarake dhe 21 aeroplanë në Vladivostok, Rusia përkujton sot 76-vjetorin e Ditës së Fitores.
Kolonat e automjeteve ushtarake kaluan në qendër të Moskës dhe përmes rrugës “Tverskaya” përpara paradës në Sheshin e Kuq.
Ajo që në Rusi përkujtohet si Dita e Fitores shënon triumfin e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Parada tradicionale e Rusisë, një shfaqje patriotike e fuqisë ushtarake, këtë vit përkon me tensionet në rritje me Perëndimin.
Mesazhi i G7 për Kinën: Perëndimi nuk bën hapa mbrapa
Shtatë demokracitë më të pasura diskutojnë sot mënyrën se si do të përballen sfidat si Kina dhe Rusia.
I themeluar në 1975 si një forum për vendet më të pasura të Perëndimit për të diskutuar kriza të tilla si embargoja e naftës OPEC, G7 po debaton mbi këto dy vende, por edhe mbi pandeminë COVID-19 dhe ndryshimin e klimës.
"Nuk është qëllimi ynë të përpiqemi të kufizojmë Kinën", tha sekretari i Shtetit, Antony Blinken, të hënën para takimit të parë të ministrave të Jashtëm të G7 që nga viti 2019.
Lavrov: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, më keq se në kohën e Luftës së Ftohtë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se marrëdhëniet me SHBA-të në këtë moment janë edhe më të këqija sesa gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, për shkak të mungesës së respektit reciprok.
Lavrov thotë se Moska është e gatshme t’i normalizojë marrëdhëniet me Uashingtonin, por paralajmëroi që SHBA-të duhet të shmangin pozicionimin si "sovran" duke mbledhur aleatë kundër Rusisë dhe Kinës.
Ai paralajmëron se, nëse SHBA-të i shmangen një dialogu reciprok mbi bazën e një ekuilibri interesash, "ne do të jetonim në kushtet e një 'Luftë të Ftohtë' ose më keq".
Rusia dhe Kina bien dakord për ndërtimin e një stacioni kërkimor në Hënë
Rusia dhe Kina kanë vendosur të bashkëpunojnë për ndërtimin e një stacioni kërkimor në Hënë. Njoftimin e ka dhënë agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, që përcjell me këtë rast edhe deklaratën e përbashkët me Administratën Kombëtare Kineze të Hapësirës.
Ukraina përgatitet për luftë, hyn në fuqi ligji për rezervistët
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka dekretuar një ligj të ri për shërbimin ushtarak, në një kohë kur vendi është prej javësh në prag të një konflikti me Rusinë fqinje. Ligji i ri parashikon që rezervistët të thirren në çdo kohë për shërbim ushtarak.
Ky ligj hyn në fuqi ndërkohë që forcat ruse janë shtuar në kufirin më Ukrainën dhe po ashtu edhe incidentet.
Putin humbet në Çeki, dëbohen 18 diplomatë dhe refuzohet një kontratë miliarda euro në sektorin bërthamor
Rusia dhe Republika Çeke janë përfshirë së fundmi në një krizë diplomatike për shkak të zbulimit nga Praga të një njësie spiunazhi rus që akuzohet se ka kryer disa operacione, mes të cilave edhe hedhja në erë në vitin 2014 e një fabrike municioni. Pas kësaj akuze, Kremlini mori vendimin e paprecedentë të dëbimit të të paktën 20 diplomatëve çekë, ndërkohë që Praga largoi 18 diplomatë. Hetimet nga pala çeke kanë zgjatur për 7 vjet dhe sipas “Reuters” është arritur të provohet lidhja me agjencinë ruse të zbulimit, GRU me disa akte të kryera në vite, jo vetëm në Çeki.