Khodorkovski: Gjermania dhe Franca, në “shënjestrën” e Kremlinit

Postuar në 10 Maj, 2021 15:57

"Ajo që po bën Kremlini me BE-në duket si luftë e ftohtë". Sipas opozitarit rus, Mikhail Khodorkovski, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian, në mënyrë të veçantë Gjermania dhe Franca janë “më shumë në vëmendjen e Kremlinit".

 "Rusia po përzihet në politikën e vendeve perëndimore", citohet ai nga ANSA, megjithatë, se nuk mund të verifikohet 100% saktësia e këtij informacioni, “por jemi të bindur se ka pasur kontakte midis Kremlinit dhe politikanëve në nivele të ndryshme në Evropë". Këto janë "veprimtari armike" që "minojnë politikat duke shkaktuar konflikt, korrupsion dhe intimidim fizik".

Khodorkovski kërkon që sanksionet e BE-së të prekin njerëz specifikë ose individë në rrethin e Putinit “që financojnë aventurat e regjimit".

Këto sanksione duhet të "vendosen kundër këtyre njerëzve që janë financuesit e regjimit Putin dhe duhet gjithashtu të ndikojnë në projektet që zbatohen dhe që bazohen jo vetëm në elemente ekonomike por edhe politike", thotë ai.

Khodorkovski ka folur edhe në lidhje me ndikimin e propagandës ruse mbi qytetarët rusë dhe deklaratat apo idetë luftarake të Kremlinit në lidhje me nevojën për të ushtruar forcë ndaj fqinjëve. Sipas tij, këto ide nuk gjejnë mbështetje te shumica dërrmuese e popullsisë ruse, të paktën 70%.

Filantropi rus foli në Komitetin e Ndërhyrjes së Jashtme.

Mikhail Borisovich Khodorkovsky, biznesmen, filantrop dhe ish-oligark, tani jeton në Londër. Në vitin 2003, Khodorkovsky besohej të ishte njeriu më i pasur në Rusi, me një pasuri të vlerësuar rreth 15 miliardë dollarë, që e renditi të 16-in në listën e miliarderëve të “Forbes”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.