refugjatet
“Refugjatët shqiptarë janë një mrekulli për ata që i presin”
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Der Freitag”. Ka disa tema që preken shkurt në të, por tërheq vëmendjen përgjigja për refugjatët shqiptarë.
“Refugjatët shqiptarë?
Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.
Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?
"Jo” Europës për refugjatët sirianë. Jemi pa brekë në bythë për vete”
Çështja e refugjatëve sirianë dhe jo vetëm që po mësyjnë Europën po futet më rend të ditës edhe në Shqipëri. Pas fjalës së djeshme në Parlament, ku kryeministri shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, gazeta “Shekulli”, që është pranë qeverisë, përcjell një opinion të kundërt. Si arsye nxiret pamundësia e Shqipërisë dhe fakti se Europa as në këtë rast nuk ka për të ndihmuar. “Koncesioni i radhës, i kërkuar nga BE, me në krye Gjermaninë.
Rritet tensioni për refugjatët, bllokohet rruga e Ballkanit
Janë rritur tensionet në mesin e mijëra emigrantëve, që po drejtohen për në veri nëpërmjet shteteve të Ballkanit, ndërsa rruga e tyre për në Europën Perëndimore është bllokuar nga kontrollet e reja. Kroacia i ka kërkuar fqinjit të saj verior, Sllovenisë, të pranojë 5 mijë emigrantë çdo ditë, por Sllovenia ishte dakord vetëm për gjysmën e këtij numri. Një zyrtar tha për BBC se Kroacia nuk do të ketë më dhoma në kampet e saj tranzit brenda disa ditësh. Autobusët e mbushur me njerëz u drejtuan për në Serbi në 19 tetor.
Ban Ki Moon viziton refugjatët në Itali: Situata, krizë e solidaritetit global
Ban Ki Moon, gjatë një vizite në vendstrehimin “Saint Egidio Community” në Romë tha se situata e emigrantëve dhe refugjatëve është një “krizë e solidariotetit global”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, u takua me refugjatë dhe fëmijët e tyre.
“Le Figaro”: Bandat shqiptare kanë marrë drejtimin e trafikut të refugjatëve
Për të përditshmen franceze “Le Figaro”, që i ka kushtuar një nga kopertinat e saj aksionit të bandave kriminale në kampet e refugjatëve, trafiku i emigrantëve nga bandat shqiptare dhe irako-kurde në Francë, ka arritur vetëm në disa javë të kapë një përfitim në nivelin e 350 mijë eurove.
Bandat kriminale shqiptare po drejtojnë trafikun e emigrantëve në qendër të Bashkimit Europian. Ky është konstatimi shqetësues që vjen nga burime të Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian, i bazuar në të dhënat e servirura nga disa shtete anëtare të Bashkimit Europian.
Çmontimi i ministrit të Brendshëm
Tani duket se kancelares i ka humbur durimi. Ajo ia hoqi ministrit të Brendshëm përgjegjësinë për politikën ndaj refugjatëve dhe e solli atë de facto në zyrën e kancelarit. Bashkëpunëtori më i afërt i saj, ministri pranë kancelarisë Peter Altmaier (CDU) do të jetë koordinator për refugjatët.
Eurobondi shqiptar, qeveria në pritje të 500 milionë eurove
Eurobondit shqiptar i ka kushtuar një hapësirë edhe agjencia “Reuters” e cila i referohet kryeministrit Edi Rama. Agjencia vë në dukje se Shqipëria është një vend me nivel të ulët të mbledhjeve të taksave, por për kryeministrin shqiptar, “Ky duhet të jetë një shqetësim i qeverisë dhe i popullit shqiptar, jo i investitorëve, për shkak se për investitorët kjo nuk përbën asnjë ndryshim”. Eurobondini emetuar kësaj radhe është 500 milionë euro dhe qeveria ka angazhuar J.P Morgan dhe Deutsche Bank si agjentë të vetët.
Në lojë është e ardhmja e Europës*
Për momentin e tërë Europa dhe posaçërisht Gjermania është përfshirë në debatin publik mbi emigracionin masiv apo të zhvendosjes kolektive të masave të mëdha të njerëzve. Në rastin konkret termi “emigrant” është zëvendësuar me termin “refugjat” ose më saktë, me termin “emigrant për motive ekonomike”.
Turqia ka shpenzuar 7,6 miliardë dollarë për refugjatët sirianë
Turqia pret më shumë refugjatë sirianë se çdo vend tjetër. Vendi, që ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, është një pikë e rendesishme e nisjes për emigrantët dhe refugjatët, të cilët përpiqen të arrijnë në Evropë. Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, bwri të ditur se Turqia ka shpenzuar 7,6 miliardë dollarë për kujdesin ndaj 2,2 milionë refugjatëve sirianë që kur lufta civile filloi në vitin 2011. “Që nga fillimi i vitit, rojat bregdetare turke kanë shpëtuar 53 228 emigrantë në përpjekje për të arritur Evropën”, tha Kurtulmus, sipas një raporti nga televizioni NTV.
Refugjatët, Kroacia mbyll të gjitha pikat kufitare: “Jemi ngopur”
Të gjitha pikat kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë janë mbyllur. Pas atyre Ilok, Ilok 2, Principovac, Principovac 2, Tovarnik, Erdut dhe Batina është mbyllur dhe pika kufitare e Bezdan, ku gjenden qindra emigrantë të cilët nuk ia kanë dalë të kthehen dhe janë futur në një autobus në një qendër pritjeje aty pranë.