Refugjatët, Kroacia mbyll të gjitha pikat kufitare: “Jemi ngopur”
Të gjitha pikat kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë janë mbyllur. Pas atyre Ilok, Ilok 2, Principovac, Principovac 2, Tovarnik, Erdut dhe Batina është mbyllur dhe pika kufitare e Bezdan, ku gjenden qindra emigrantë të cilët nuk ia kanë dalë të kthehen dhe janë futur në një autobus në një qendër pritjeje aty pranë. Ndërkohë, disa qindra emigrantë në rrugën nga Kroacia në Slloveni kanë kaluar kufirin duke hyrë brenda në vend. Ndërkohë, tragjedi të reja të emigracionit janë zhvilluar në dete. Këtë mëngjes një vajzë siriane 4-vjeçare është mbytur pas fundosjes së anijes ku migronte, në brigjet e Çesme, krahinë perëndimore turke në Izmir. Rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë 14 sirianë të tjerë, mes të cilëve 8 fëmijë.
Add new comment