“Le Figaro”: Bandat shqiptare kanë marrë drejtimin e trafikut të refugjatëve

Postuar në 13 Tetor, 2015 19:34

Për të përditshmen franceze “Le Figaro”, që i ka kushtuar një nga kopertinat e saj aksionit të bandave kriminale në kampet e refugjatëve, trafiku i emigrantëve nga bandat shqiptare dhe irako-kurde në Francë, ka arritur vetëm në disa javë të kapë një përfitim në nivelin e 350 mijë eurove.

Bandat kriminale shqiptare po drejtojnë trafikun e emigrantëve në qendër të Bashkimit Europian. Ky është konstatimi shqetësues që vjen nga burime të Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian, i bazuar në të dhënat e servirura nga disa shtete anëtare të Bashkimit Europian.

Sipas këtyre të dhënave, në pak muaj, bandat shqiptare kanë arritur të kryesojnë trafikun e emigrantëve në Gjermani, Hollandë, Belgjikë dhe Francë.

Specialiteti i bandave shqiptare rezulton të jetë kalimi i mijëra refugjatëve së shumti përmes furgonave, kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit nga pjesa kontinentale e Europës në Mbretërinë e Bashkuar.

 

“Le Figaro” i referohet burimeve të policisë franceze gjatë shkatërrimit të një bande shqiptare, të përbërë prej një organizatori dhe 4 trafikantësh që po bënte kërdinë me transportimin e emigrantëve. “Zbuluam, se çdo emigrant duhej të paguante 6 deri në 7 mijë euro për të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar. Në tërësi, janë 300 persona që kanë përfituar nga kjo strukturë, që ka sjellë një përfitim prej 2 milionë eurosh. Pra, secili prej shfrytëzuesve ka futur në xhepa 400 mijë euro”,- citohen të jenë shprehur burimet policore franceze për “Le Figaro”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.