"Jo” Europës për refugjatët sirianë. Jemi pa brekë në bythë për vete”

Postuar në 30 Tetor, 2015 12:23

Çështja e refugjatëve sirianë dhe jo vetëm që po mësyjnë Europën po futet më rend të ditës edhe në Shqipëri. Pas fjalës së djeshme në Parlament, ku kryeministri shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, gazeta “Shekulli”, që është pranë qeverisë, përcjell një opinion të kundërt. Si arsye nxiret pamundësia e Shqipërisë dhe fakti se Europa as në këtë rast nuk ka për të ndihmuar. “Koncesioni i radhës, i kërkuar nga BE, me në krye Gjermaninë. Shqiptarët pa brekë në bythë, të dytët si azilkërkues pas sirianëve në qendrat e azilkërkimit në Gjermani, shtetasit e një vendi që po shkon zi e më zi në parametrat ekonomikë dhe zhvillimorë, ftohen që të jenë mikpritës të refugjatëve që s’i do askush në BE-në e pasur. Naivët mendojnë se Europa do të zgjidhë qesen që ne të jemi pritës. Nuk ka ndodhur asnjëherë. As në eksodin biblik të shqiptarëve nga Kosova që erdhën në atdheun amë dhe u strehuan në shtëpitë e shqiptarëve të varfër në pranverën 1999. Shqipëria është lodhur me qeveritarë që bëjnë llogaritë e tyre elektorale. Ajo do qeveritarë që bëjnë llogaritë e shtetasve të saj, që sot janë shumë më keq se dy vite më parë. Ndaj nuk është turp, as kosto që të thuhet “jo”. Ndryshe do të gënjejmë veten dhe nëse bëjmë kështu duhet t’i kërkojmë falje Sali Berishës pse e kemi përqeshur pak vite më parë kur deklaronte në ekstazë politike se jemi të dytët, pas Gjermanisë”, shkruan Arben Rrozhani. Nuk dihet a është konsultuar ky vendim apo a është bërë ndonjë analizë, pasi është e lehtë të thuash “Mirësevini”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.