rama

Avazi i legalizimit - politikë e Kuturusë dhe urrejtje për pronën legjitime

Postuar në 21 Nëntor, 2015 15:54

Kryeministri i Shqipërisë ka qenë sot në Roskovec të Fierit ku ka nisur avazin e dashur të shpërndarjes së tapive të shtëpive që legalizohen. Para disa ditësh gjatë një interviste televizive Edi Rama e konsideroi gabim faktin se legalizimin e përdori për fushatë zgjedhore. Sot nuk jemi në fushatë, por një distancim real nga ky instrumentalizim do të ishte që kryeministri t’u shmangej shfaqejeve të tilla sërish. Por larg televizionit nuk jetohet.

Shënim: Korrupsioni – Çështja Jonë

Postuar në 17 Nëntor, 2015 21:37

Sot dita politike u hap me një “desantim” të  befasishëm të kryeministrit në Drejtorinë e Doganave, i cili zgjati 7 minuta kohë dhe u shoqërua me shkarkimin e tre drejtorëve. Arsyet siç u thanë janë performanca e munguar dhe rezultatet e dobëta. Natyrisht ky still alla Mehmet Shehu nuk është shumë i përshtatshëm, pasi më mirë një ndërhyrje shoqëruar me një analizë që pasqyron edhe reflektim, sesa një sosje durimi që afirmohet me kësi lloj urdhërash. Megjithatë ky tashmë është fakt i cili ndoshta, por ndoshta është një lëshim “për impulse të reja” që po i bëhet aleatit në qeverisje.

Rama, furtunë 2 minutëshe në dogana, shkarkon drejtorët e “dobët”

Postuar në 17 Nëntor, 2015 13:49

Zemërimin për performancën e dobët në dogana, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro, kryeministri Rama e ka zbrazur tek drejtorët e Departamenteve dhe të Drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Lapsi .al raporton se mëngjesin e sotëm, në një mbledhje që nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta ai i shkarkoi personalisht nga detyra të gjithë drejtuesit.

Bufi: Koalicioni PS-LSI nuk funksionon, vazhdojnë bashkë pa asnjë efekt

Postuar në 13 Nëntor, 2015 10:04

Ish-kryeministri socialist Ylli Bufi mendon se bashkimi PS-LSI është ezauruar në dy vjet qeverisje dhe se koalicioni po vazhdon për inerci pa asnjë efekt real në zhvillimin e vendit. Në një intervistë për Channel One ai lë të nënkuptohet se Edi Rama u nxitua për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Metën para zgjedhjeve.

(Në) Burg!

Postuar në 12 Nëntor, 2015 17:07

E mbajmë mend të gjithë sesi para një viti kryeministri përsëriste thuajse kudo ku shkonte fjalën: burg. Burg për ata që ndërtojnë pa leje, burg për ata që vidhnin energjisë. Në të vërtetë, Edi Rama nuk po bënte asgjë veçse po artikulonte si person politik disa dispozita ligjore ekzistuese. Pra asgjë e jashtëzakonshme dhe e tepruar në këtë drejtim. Por kur një politikan, sidomos në kushtet e një vendi si Shqipëria që nuk ka sistem drejtësie të konsoliduar dhe një kulturë shtetërore solide, artikulon fjalën “burg”, ajo merr konotacionin e një prirjeje për të vepruar me dorë të fortë.

Rikthimi i aleancave fluide...

Postuar në 12 Nëntor, 2015 14:13

Ka shumë fjalë për aleanca fluide, për mesazhe politike mes Ilir Metës dhe PD-së. Shenja ka disa, të paktën nga kreu i LSI-së, i cili përdor një kod komunikimi që nuk e ka ndryshuar. Mund të pyetet se cila është arsyeja e takimeve thuajse të përditshme mes Edi Ramës, që është kryeministër dhe Ilir Metës? Sikurse mund të hamendësohet për arsyet se përse Ilir Meta nuk lë rast pa dalë me qëndrime të ndryshme nga aleati i vet, apo edhe duke e përgënjeshtruar atë?

"Të quash Edi Ramën derr, është fyerje për derrin”. A është kjo shpifje?

Postuar në 11 Nëntor, 2015 15:45

Sot protesta e studentëve ka prodhuar edhe disa konsiderata për kryeministrin që duket se për një kategori është në pikat më të ulëta të popullaritetit. “Vajzat që e qëlluan me vezë, ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quaj ashtu.

Ylli i turpit ose disperatemente Rama

Postuar në 11 Nëntor, 2015 10:30

“Kryeministri Edi Rama u takua me zotin Ylli Manjani me të cilin bisedoi për reformën në drejtësi...”. Kjo ndoshta është fjalia më poshtëruese që Rama ka qenë i detyruar të nxjerrë në publik që pas marrëveshjes së 1 prillit me Ilir Metën. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm, duke mos u mjaftuar me demonstrimin e forcës, por duke shkuar deri në poshtërim të aleatit- armik. Emërimi i Ylli Manjanit ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë ishte një shuplakë e nxehtë në fytyrën e lodhur të Edi Ramës.

Pse po e mbajnë peng Edi Ramën ministrat e përfolur për korrupsion?

Postuar në 11 Nëntor, 2015 09:57

Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ishte sa e papritur aq edhe rrjedhë logjike e nevojës për të lëvizur politikisht në një situatë kur shumë prej ministrave janë të përfolur për korrupsion dhe përfshirje në skandale tenderash. Nëse kryeministri Rama ka shfaqur stoicizëm për të justifikuar diskursin e tij publik para shqiptarëve se gjithçka po shkon sipas planit të Rilindjes, aleati i tij Ilir Meta e ka kuptuar se ministrat e përfolur për afera mund të marrin me vete në fund të oqeanit të gjithë qeverinë.

Komedia e marrëdhënies PS-LSI: Kryeministri, kategorik kundër ndryshimeve në qeveri. LSI: “Burri luan, guri s’luan”

Postuar në 10 Nëntor, 2015 22:23

Edi Rama mohon, Ilir Meta ngacmon. Kështu mund të quhet marrëdhënia komike mes dy drejtuesve të koalicionit qeverisës që thonë në të njëjtën ditë gjëra të ndryshme. Sot kryeministri ka reaguar ashpër ndaj pyetjeve që e lidhnin largimin e Nasip Naços me ndonjë manovër të Ilir Metës dhe presion të këtij të fundit.

Pages

Subscribe to RSS - rama