rama
Kërkon të fshihet pas Dules
Qeveria shpreson që progres-raporti i Nëntorit t'i hapë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çka do të legjitimonte në çdo rast retorikën e kryeministrit për reforma që nuk janë parë në 25 vitet e fundit, ndonëse vendi përballet me probleme të drogës, kriminalitetit, papunësisë dhe për më tepër të përfshirjes së personave me rekorde kriminale në politikë.
I vetmi që mund të bënte një panoramë reale të situatës dhe përmbushjes së kritereve të vendosura nga Brukseli për hapjen e negociatave është kryeministri Rama.
"Greqia i ka refuzuar Ramës kërkesën për vizitë zyrtare...Qeveria Rama, më e korruptuara në 26 vite"
Analisti Mustafa Nano ka deklaruar në emisionin "Rubikon" në televizionin "Koha", drejtuar nga Adriatik Kelmendi, se Greqia i ka refuzuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama një kërkesë për vizitë në Athinë. Por po ashtu edhe Cipras ka refuzuar ftesën të vijë në Shqipëri. Ky është një informacion që duhet konfirmuar, pasi ndoshta kjo shpjegon një nivel krize të thellë. Më tej Nano ka përsëritur perceptimin e tij se Rama është i korruptuar dhe se rrethohet nga njerëz të inkriminuar.
Më poshtë intervista e Nanos:
Lubonja: Ja pse Rama është injorant në lidhje me Akropolin
Analisti Fatos Lubonja ka analizuar nga studio e “Opinion” në News24 situatën politike duke nisur nga përplasjet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, çështjen e Himarës, daljen në skenë të partive të reja e deri tek koalicionet politike për të ndërtuar shtetin e institucioneve. Lubonja e ka quajtur kryeministrin Edi Rama, ‘injorant’ në lidhje me deklaratat e tij për Akropolin, duke thënë se ai nuk di historinë.
Rama nën hyqmin e vëllait Erdogan. Qeveria nis zbatimin e udhërit për heqjen e simboleve turke nga shkollat “Gylen” (zbulohet dokumenti)
Më 13 maj 2015, nga sheshi i Namazgjasë ku ndodhjej për fillimin e punimeve të xhamisë së re të kryeqytetit presidenti turk Erdogan ka lëshuar alarmin: nxirrni jashtë Shqipërisë Lëvizjen Gylen, të cilën Erdogan e sheh tani edhe si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016.
Njeriu i Ilir Metës implikon Edi Ramën
Një ditë pasi ish-kryeministri Berisha i kërkoi Bashkimit Evropian të vendosë luftën kundër kanabisit si kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë në mediat greke publikohet një intervistë e njeriut më të kërkuar të momentit për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balilit, ish-zyrtar i LSI-së dhe njeri i afërt me Ilir Metën. Përpos pikëpyetjeve që ngre dalja e tij në skenë përmes një interviste jo në shtypin shqiptar, por atë grek, ka shumë rëndësi përmbajtja e mesazhit që ai kërkon të përcjellë.
Eri me zhulin, Edi me llumin dhe simetria e mungesës së argumentit
Qeveria e ka përgjigjen për çdo situatë që nuk i shkon përshtat dhe që më mungesë të argumentave e vendos veten në front lufte me të keqen që sipas saj identifikohet ndonjëherë me zhulin dhe ndonjëherë me llumin. Është e njëjta filozofi që në mënyrë simetrike vepron nga bashkia në selinë e kryeministrisë.
HEC-et në Valbonë, Rama: Do të ketë vetëm 2, nuk do të ndërtohen diga
Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Rama u ndal në çështjen e HEC-eve. Rama tha se qeverisja e shkuar i shkaktoi plagë vendit me lejet e dhëna.
“Ish-kryeministri nga Valbona do ndërtonte aty 11 HEC-e. Edhe në Theth vendosi të ndërtojë 5 HECE-e. Janë plagët që ju shkaktuat me keqqeverisjen tuaj”, ka thënë Rama.
Kryeministri ka nënvizuar se, 6 HEC-et e Thethit u anuluan nga qeveria e tij, “që ndoqi të gjitha procedurat”.
"Aleanca PS-PDIU, e panatyrshme"
Ish – deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka dhënë sot një intervistë për “Opinion”. Kokëdhima ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur që nga heqja e mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese, vendim të cilin e konsideroi të ndikuar politikisht “nga e majta dhe nga e djathta”, ka ecur më tej me reformën në drejtësi, me raportet brenda koalicionit dhe qëndrimin e ambasadorëve të huaj.
Majko, grimier politik i Ramës: Shqipëria hyn në luftë me këdo për Kosovën
Mufkat e Edi Ramës në Beograd po grimohen përditë nga grimierë vullnetarë, të cilët flasin për komb e për atdhe, por në mendje kanë llogari dhe interesa personale.
Duhet theksuar se kjo përplasje e të dy krahëve evidentoi se media dhe politika në Kosovë flasin përmes një doze më të lartë realizimi, përkundrejt “emocioneve” që emetohen në mënyrë të shtirur nga Tirana.
Absurdi arrin kulmin me një ish-kryeministër si Pandeli Majko që në një intevistë për “Kosova Press” ka lëshuar një nga ato bubullimat e veta për të cilat është i njohur dhe qeshet në mënyrë konstante.
Edi Rama në Përmet, sportiv dhe me veshje firmato: PD nuk nuk bëri asgjë për ju se jeni socialistë
Kryeministri Rama ishtë në Këlcyrë në kuadër të bashkëbisedimit me fermerët për fondin e garancisë nga ku banorët e zonave rurale mund të përfitojnë kreditim për projekte në bujqësi pa qenë nevoja e kolateralit. Sportiv dhe me veshje firmato. Si për kreditë ashtu dhe për cilësinë e prezantimit të kryeministrit del garant shteti. Nismë që vlen për t’u përshëndetur ndonëse është herët për të folur pa parë efektet që do të ketë në terren.