"Aleanca PS-PDIU, e panatyrshme"
Ish – deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka dhënë sot një intervistë për “Opinion”. Kokëdhima ka folur për një sërë çështjesh, duke nisur që nga heqja e mandatit të tij nga Gjykata Kushtetuese, vendim të cilin e konsideroi të ndikuar politikisht “nga e majta dhe nga e djathta”, ka ecur më tej me reformën në drejtësi, me raportet brenda koalicionit dhe qëndrimin e ambasadorëve të huaj.
“LSI-ja ka qenë korrekte në marrëveshjen me PS-në”, tha Kokëdhima duke shtuar edhe një qëndrim që ka rëndësinë e vet. Sipas tij koalicioni PS-PDIU nuk është i natyrshëm pasi sipas tij, “PDIU-ja ishte në koalicion me PD-në në vitin 2013”, por edhe sepse “këto janë parti që nuk sjellin asgjë të re, por vetëm duan të përfitojnë”.
Add new comment