Rama nën hyqmin e vëllait Erdogan. Qeveria nis zbatimin e udhërit për heqjen e simboleve turke nga shkollat “Gylen” (zbulohet dokumenti)

Postuar në 02 Nëntor, 2016 10:56

Më 13 maj 2015, nga sheshi i Namazgjasë ku ndodhjej për fillimin e punimeve të xhamisë së re të kryeqytetit presidenti turk Erdogan ka lëshuar alarmin: nxirrni jashtë Shqipërisë Lëvizjen Gylen, të cilën Erdogan e sheh tani edhe si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016.

Për interesat e tij apo jo, Erdogan nuk e ka lënë vetëm tek deklaratat luftën kundër Gylen në Shqipëri. Lapsi.al disponon një kërkesë të ambasadës turke drejtuar Ministrisë së Jashtme për të hequr simbolet dhe flamurin turk nga të gjitha institucionet arsimore jopublike në Shqipëri. Shkresa i është kaluar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe ajo ua ka shpërndarë në formë urdhëri të gjitha insitucioneve jopublike në Shqipëri.

Në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca, thuhet: “Në ministrinë e arsimit dhe Sportit është paraqitur shkresa me nr 11395 prot.ddatë 29.09.2016 e Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me kërkesën e ambasadës turke në Tirën për të ndaluar përdorimin e mërtimeve “turke” dhe simboleve Kombëtare të Republikës së Turqisë, përfshirë flamurin turk, në godinat e institucioneve arsimore jopublike.

Për sa më sipër kërkojmë respektimin e dispozitës së  mësipërme lgijore, për përdorimin e mërtimeve zyrtarë të stemës, që u janë miratuar në aktin e hapjes së institucionit”.  (shih më poshtë shkresën e siguruar nga Lapsi.al) Ajo që bie në sy në shkresën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është fakti sesi ajo ua kërkon shkollave jopublike të arsimit të lartë zbatimin e ligjit të arsimit të lartë në Shqipëri bazuar në kërkesën e një ambasade të huaj.

Mjaft institucione arsimore jopublike në Shqipëri mbajnë flamuj e simbole të vendeve të ndryshme, përfshirë flamurin grek, atë të Bashkimit Europian apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kërkesa e ambasadës turke duket se ka për qëllim që shkollat e Gylen në Shqipëri të mos identifikohen si përfaqësuese të Turqisë.

Lapsi.al

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.