rama
“Berisha dhe Rama të ikin në shtëpi. Vendit i duhen juristë dhe ekonomistë, jo doktorë dhe piktorë”
Bujar Kapexhiu është bërë disi lajm së fundmi me shfaqjen e tij në Dibër krah kandidatit të PD-së, Sherefedin Shehu. I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” mbi këtë fakt, Kapexhiu ka sqaruar se ndodhej në Dibër për promovimin e librit të tij “Kthesë”. Por Kapexhiu nuk ka shmangur një prononcim mbi situatën politike duke vënë theksin te nevoja që Sali Berisha dhe Edi Rama të lënë skenën politike.
Rama jep sqarime në mediat kosovare për takimin e Nishit
Kohët e fundit është folur për një takim të dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj serbe në kuadrin e planit gjerman për Ballkanin. Axhendën e këtij takimi e ka zbardhur kryeministri Rama, që ka shpjeguar se bëhet fjalë për një forum biznesi të ndërmjetësuar nga Banka Botërore.
Krenaria e qeverisë
Nuk ka munguar as sot nga Facebook-u kryemiistri Rama. Pavarësisht se qeveria është me pushime, kryeministri përpiqet të tregojë se makineria e Rilindjes është në punë në përmbushje të misionit për të transformuar Shqipërinë. Ai ka postuar disa foto nga kopshtet dhe çerdhet e rindërtuara në Tiranë, duke mos e fshehur krenarinë për punën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nga ana tjetër ka akuzuar ish-kryebashkiakun Lulzim Basha për boshllëk vizioni, idesh dhe aftësie.
Rroftë e shkuara, poshtë e shkuara! (Foto)
Prishja e dy bazorelievëve në fasadën e stadiumit "Qemal Stafa" dhe më pas reagimi i kryeministrit që i quajti mballoma vulgare të komunizmit, ka nxjerrë sërish në pah paqëndrueshmërinë e vetë kreut të qeverisë, por edhe qeverisë që përfaqëson në raport me të shkuarën komuniste. Ka qenë kjo qeveri që ka rivitalizuar për qëllime muzeale sipas saj objekte të kohës së komunizmit. Le të përmendim këtu muzeun "Bunkart", Shtëpinë e Gjetheve apo dhe ndërtimin e bunkerit në krah të Mistrisë së Brendshme, por edhe parrulla.
Standardet e dyfishta për Vetting-un, qeveria kërkon të përjashtojë nga kontrolli gjyqtarët e Strasburgut
Partia Socialiste, e cila po udhëheq reformën në drejtësi me shumicën e propozimeve të saj të rrëzuara nga Komisioni i Venecias, vijon ta konsiderojë këtë proces si atribut të ekskpertizës së saj politike dhe juridike, duke aplikuar standarde të ndryshme edhe kur vjen fjala për atë që mund të quhet thelbi i reformës, kontrollin e pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dy standardet e PS për drejtësinë dhe Gjykatat
Partia Socialiste është përpjekur të mbajë lart flamurin e reformës në drejtësi, si e vetmja forcë që lufton për një drejtësi të standardeve europiane, përballë asaj që e quan fronti i së keqes. Por qëndrimet që shfaq nuk lidhen dhe aq me parimet e një drejtësie të pavarur, por me standardet që vetë kjo parti krijon në raport me drejtësinë kur i preken interesat e saj. Ajo që është më flagrante lidhet me imunitetin që i jep vetes si forcë progresiste për të komentuar vendimet e Gjykatave, madje të marrë edhe rolin e Gjykatës.
Pse duhet t'i besojmë Edi Ramës për Fatmir Xhafën?
Ditët e fundit Partia Demokratike ka aktivizuar një akuzë të vjetër për Fatmir Xhafën, vëllai i të cilit sipas saj rezulton të ketë qenë i përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës. Partia Demokratike thotë se për Agron Xhafajn ka patur një kërkesë ekstradimi, por që është mbajtur e fshehur nga qeveria. Për këtë pretendim të saj Partia Demokratie ka bërë publik edhe një vendim të Gjykatës së Lartë të Venezuelës. Por ndryshe nga sa ndodh zakonisht me akuzat nga selia e Partisë Demokratike, për rastin në fjalë nuk ka pasur asnjë kundërdeklaratë nga selia kundërshtare.
"1.3 milionë euro për Edi Ramën që të fshehë kërkesën për ekstradim për vëllanë e Fatmir Xhafës”
Dje kryeministri i vendit Edi Rama publikoi një postim në profilin e tij në Facebook ku merrte në mbrojtje Fatmir Xhafë nga ato që ai i quante sulme për shkak të angazhimitbtë tij për reformën në drejtësi. Sulmet dhe akuzat kanë ardhur nga PD-ja për vëllanë e Xhafës, i kërkuar në Venezuelë për trafik droge, e të cilin Edi Rama e quante një njeri të ndershëm që shikon punën e tij.
Akuzat për vëllain trafikant, Rama i gjendet “reformatorit” Xhafa
Një ditë pasi Partia Demokratike publikoi një shkresë që sipas saj sqaronte pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni, Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen ndonëse ai vetë është me pushime.
Rotacion vetëm i qeverisë, apo edhe rotacion në PS?
Lëvizjet e fundit politike janë shfaqje e qartë e krizës së koalicionit qeverisës dhe mbi këtë bazë, ato u përgjigjen perspektivave që kjo krizë krijon për të ardhmen. Këtë nuk mundet ta mohojnë tani as senatorët, as profesorët e PS-së, as kanabistët dhe as krenaristët, sa për të huazuar ca terma të krijuar rishtas.
Është ende herët për të perceptuar fitues dhe humbës, pasi ka ende rrugë për të bërë, por diskutimi nis që këtej: koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane dështoi dhe me gjasë ai rrezikon të mos arrijë dot as katër vitet e mandatit të plotë.