"1.3 milionë euro për Edi Ramën që të fshehë kërkesën për ekstradim për vëllanë e Fatmir Xhafës”
Dje kryeministri i vendit Edi Rama publikoi një postim në profilin e tij në Facebook ku merrte në mbrojtje Fatmir Xhafë nga ato që ai i quante sulme për shkak të angazhimitbtë tij për reformën në drejtësi. Sulmet dhe akuzat kanë ardhur nga PD-ja për vëllanë e Xhafës, i kërkuar në Venezuelë për trafik droge, e të cilin Edi Rama e quante një njeri të ndershëm që shikon punën e tij. Ndërhyrja e kryeministrit është identike për nga përmbajtja me statuset për Elvis Roshin etj., gjithnjë pa u shqetësuar nëse qëndrojnë apo jo, por me me mesazhin e qartë të mbrojtjes politike dhe personale ndaj një të akuzuari. Sot, ish-kryeministri Sali Berisha, i akuzuar nga Rama si baltosës, ka dalë me këtë sqarim, shoqëruar me një link nga gazeta e mikut të Edi Ramës, Carlo Bollino, ku emri i Agron Xhafës del qartë si pjesë e një organizimi për trafik ndërkombëtar droge. Statusi i Berishës:
“Te dashur miq, me nje pamflete te shkruajtur me fjalor koprolalik, deshmi e degradimit te plote psiqik dhe te parikthyeshem te njeriut, Edvin Shullazi sulmon mua dhe merr ne mbrojtje trafikantin nderkombetar Agron Xhafa, vella i Fatmir Xhafes, te cilit Rama i ka fshehur kerkesen per ekstradim nga Venezuela si supertrafikant. Une jam edhe mjek dhe nuk kam ndermend ti pergjigjem fjalorit te degraduar te nje te semuri psiqik, pavaresisht se ai mban postin e kryeministrit.
Nuk kam ndermend t'i jap ndonje pergjigje civile pasi fyerjet e tij me nderojne, dhe aq me pak me ndonje shprehje shqiptarçe si: "mbaji per vete"apo "futi nga i ke nxjerre" ose "çoja atij apo asaj" qe ti ka mesuar keto fjale. Jo! Te semurit psiqik te degraduar duhet t'i hapesh rrugen nese nuk do te imitosh ate dhe te dukesh si ai. Por ne rast se Rama ka share si nje i semure psiqik, vetem e vetem se eshte peshuar ne kandar me 1.3 milione euro per te fshehur, siç kane shkruajtur mediat, kerkesen per ekstradim nga Venezuela te Agron Xhafes, vellait te Fatmir Xhafes, kjo eshte çeshtje e tij dhe nuk ndryshon asgje. Me kete ai vetem se ka faktuar thelbesisht ato qe une e kam akuzuar.
I sfazuar nga semundja ai nuk arrine te kuptoje se trafiqet kriminale, droga, larja e parave te krimit nuk mbulohen dot as me te gjitha sharjet, as dhe me fjalorin koprolalik te te gjithe skizoideve te pa mjekuar, apo halabakeve te kesaj toke! Po shtoj ketu se per njeriun tend te ndershem Agron Xhafa dhe vellain e Fatmir Droges, jo Rilindja Demokratike por vet gazeta e Bolinos tend te dashur informon shqiptaret me dt. 8 mars ne shkrimin e saj me titull: "Trafiku i Droges, raport nga Venezuela per vellezerit Murataj" shkruan se Gjykata e Larte e Venezueles ka gjetur se:
- Agron Xhafaj, njeriu i yt i ndershem apo qe ka blere ndeshmerine e tij tek ti me 1.3 milione euro dhe vellai i plote i Fatmir Droges ishte anetar i nje rrjeti nderkombetar te trafikut te drogave te perbere nga shqiptare, polake, italiane, kanadeze, amerikane dhe ka kerkuar ekastrdimin e tyre dhe se,
- Agron Xhafa (ndertues pallatesh dhe pronar i kompanise se lojrave te fatit Apex, se bashku me familjaret e tu me te afert, qe mbajten me Xhafen e droges 8 muaj ne parlament ligjin e lojrave te fatit, sipas kesaj gjykate por edhe gjykates italiane ka qene ring-lider pra drejtues i rrjetit per shperndarjen e droges ne Bolonja te Italise, te cilen e merrte nga trafikanti Fadil Papa.
- Po keshtu Gjykata e Leçes ka gjetur se Agron Xhafa, vellai i Fatmir Droges dhe njeriu i yt i ndershem, pasi te ka paguar parate per te mos e ekstraduar dhe ortaku i njerezve te tu me te afert ne kompanine e bixhozit, pra te mekatit, ishte lidhje edhe e polakut Tomasz Piekarniak te denuar me 9 vjet heqje lirie nga kjo gjykate dhe se fundi
- Autoritet italiane kane nxjerre urdher arresti me burg per Agronin tend te ndershem, vellaçkon e Fatmir Droges dhe 15 persona te tjere, listen e te cileve e ka botuar Bolinua yt ne gazeten e tij me dt 8 mars 2014.
E verteta eshte se te gjitha keto bazohen ne dokumenta zyrtare te gjykatave te Italise dhe Venezueles. Por me sa duket botimi i shkrimit nga Bolua eshte bere si shantazh para pageses se plote prej 1.3 milione euro, qe thuhet se duhet te te bente per fshehjen e urdher arrestit njeriu i yt i ndershem Agron Xhafa, vellai trafikant i Fatmir Droges, bashkepronar me Fatmirin i pallateve te ndertuara me parate e krimit dhe ortak i familjareve te tu me te afert ne bixhozin e larjes se parave te droges!”.
Linku i shkrimit në "shqiptarja.com": http://shqiptarja.com/Aktualitet/2731/trafiku-i-drog-s-raport-nga-venezu...
Add new comment