Rama jep sqarime në mediat kosovare për takimin e Nishit
Kohët e fundit është folur për një takim të dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj serbe në kuadrin e planit gjerman për Ballkanin. Axhendën e këtij takimi e ka zbardhur kryeministri Rama, që ka shpjeguar se bëhet fjalë për një forum biznesi të ndërmjetësuar nga Banka Botërore.
“Duke pare rezultatet shume inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiq e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj”, deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova. Rama mohoi të ketë ndërmjetësuar pjesëmarrjen e krerëve të qeverisë të Kosovës në këtë forum
“Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, ka deklaruar Rama.
Për çfarë do flitet në Nish? “Do te flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona”- shtoi Rama.
http://klankosova.tv/ekskluzive-edi-rama-cila-eshte-e-verteta-e-takimit-...
Add new comment