nish

Gjithë serbë “nën armë”. Vuçiç dhe Dodik në “paradë” në Nish

Postuar në 16 Shtator, 2023 23:23

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë një demonstrim politik që tashmë është karakteristikë e mënyrës sesi ai ushtron ndikimin publik. Vuçiç është shfaqur në shoqërinë e kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë të Serbisë në Nish, në një lloj parade ushtarake. 

Qendra Humanitare e Nishit i ofron ndihmë Shqipërisë pas përmbytjeve të fundit

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 11:40

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka shpërndarë sot një njoftim në faqen e vet në Facebook, përmes të cilit shpreh solidaritetin e vet me qytetarët e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Më tej akoma, ambasada bën me dije se në mënyrë që të kapërcehet kjo situatë, Qendra Ruso-Serbe e Nishit ka ofruar ndihma të veta për palën shqiptare, duke bërë edhe njoftimin zyrtar për këtë çështje.

Rama jep sqarime në mediat kosovare për takimin e Nishit

Postuar në 19 Gusht, 2016 17:51

Kohët e fundit është folur për një takim të dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj serbe në kuadrin e planit gjerman për Ballkanin. Axhendën e këtij takimi e ka zbardhur kryeministri Rama, që ka shpjeguar se bëhet fjalë për një forum biznesi të ndërmjetësuar nga Banka Botërore.

Qeveria shqiptare dhe serbe takohen në Nish me pjesëmarrjen e Kosovës

Postuar në 17 Gusht, 2016 18:43

Një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji në Nish, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime të afërta me Qeverinë në Beograd. Hollësitë e takimit nuk janë saktësuar, por mendohet se në këtë takim nuk do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama.

Kërkohet monumenti i Skënderbeut në Nish. Kryebashkiaku: “Nuk ka lidhje historike me qytetin. Njësoj sikur në Bujanovc të ngrihet busti i Bruce Lee”

Postuar në 07 Korrik, 2016 15:28

Skënderbeu vazhdon “të hapë” telashe. Kësaj radhe pak më në Veri, në Nish të Serbisë. Jonuz Musliu ka propozuar që monumenti i tij të ngrihet në këtë qytet të Serbisë, por kryetari i Bashkisë së Nishit, Zonar Perisic, citohet nga “B92” se ky propozim është i pavend dhe përbën një sulm politik. “Mendoj se është i pavend. Për aq sa e njoh unë histoinë, dhe e njoh goxha mirë, Skënderbeu nuk ka lidhje serioze historike me qytetin”, thotë ai.

Samiti i Vjenës, aksi Nish-Prishtinë-Durrës, projekti kryesor

Postuar në 19 Gusht, 2015 12:30

Serbia do të paraqitet me një projekt të madh në Samitin e Vjenës që mbahet më 27 gusht. Agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” shkruan se projekti i rrugës Nish-Prishtinë-Durrës, do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të propozuara, i cili pritet të fillojë në vitin 2017. Pala serbe e cilëson atë si shumë të rëndësishëm dhe e sheh madje si me rëndësi në integrimin rajonal, por refuzon që formalisht të njohë Kosovën si palë të tij.

Subscribe to RSS - nish