Samiti i Vjenës, aksi Nish-Prishtinë-Durrës, projekti kryesor
Serbia do të paraqitet me një projekt të madh në Samitin e Vjenës që mbahet më 27 gusht. Agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” shkruan se projekti i rrugës Nish-Prishtinë-Durrës, do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të propozuara, i cili pritet të fillojë në vitin 2017. Pala serbe e cilëson atë si shumë të rëndësishëm dhe e sheh madje si me rëndësi në integrimin rajonal, por refuzon që formalisht të njohë Kosovën si palë të tij. “Të trija palët e interesuara në këtë projekt janë Serbia, Shqipëria dhe BE-ja dhe gjatësia e aksit është 384 km”, tha sekretari i Shtetit, Dejan Trifunoviç. Ndërtimi i plotë i rrugës kushton 600-650 milionë euro, nga të cilat qeveria serbe është e gatshme të lëvrojë 350 milionë euro.
Add new comment