Qendra Humanitare e Nishit i ofron ndihmë Shqipërisë pas përmbytjeve të fundit

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 11:40

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka shpërndarë sot një njoftim në faqen e vet në Facebook, përmes të cilit shpreh solidaritetin e vet me qytetarët e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Më tej akoma, ambasada bën me dije se në mënyrë që të kapërcehet kjo situatë, Qendra Ruso-Serbe e Nishit ka ofruar ndihma të veta për palën shqiptare, duke bërë edhe njoftimin zyrtar për këtë çështje.

“Pala ruse e ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në Shqipëri që është krijuar për shkak të rreshjeve masive të shiut dhe përmbytjeve në rajone të ndryshme të vendit, dhe shpreh solidaritetin e plotë me të gjithë qytetarët që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Duke marrë parasysh dëmtime të shumta, me dëshirë të kontribuojë në kapërcimin e pasojave të shkaktuara, Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish ka shprehur gatishmërinë për t'i dhënë Shqipërisë disa ndihma humanitare. Për këtë pala shqiptare është informuar në rrugë zyrtare nëpërmjet Ambasadës Ruse në Tiranë”, njofton ambasada ruse.

Comments

Submitted by Luto Haxhiu (not verified) on

Si jepet ky lajm pa indikacionin me te vogel se ai organizem eshte qender e spiunazhit rus ne Ballkan?

Submitted by Kastrioti (not verified) on

edhe ti pre e propagandes perendimore? mos vall i ke pare vete keta spiune? hajde na nrdico qe ti hapim syte. apo thjesht merr rroge prej amerikaneve per keto "analiza" qe ben?

Submitted by UCK (not verified) on

me mire vdekje se sa te pranojme ndihme nga mongolet. As per ndihme as per kurgje marredhenie nuk kemi, faleminderit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.