ndihmat
Mbi gjendjen aktuale të Pandemisë dhe ndihmat për njerëzit e biznesin
Sondazhi i besimit
Qeveria dhe mediat pranë saj njoftojnë se së shpejti mbahet konferenca e donatorëve për lehtësimin e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pritmëritë janë të larta dhe në fakt qeveria është entuziaste – me të drejtë – edhe për faktin se një konferencë e tillë po organizohet.
Duke uruar që të mblidhen sa më shumë para për njerëzit që kanë pësuar dëme, nuk mund të mos vihet në dukje një tjetër fakt i nxjerrë në media po këto ditë. Sipas disa të dhënave zyrtare qeveria mblodhi përmes portalit e-albania 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro nga 6190 persona.
Shqipërinë po duan ta ndihmojnë, por jo duke u dhënë paratë këtyre të dyve
Qeveria shqiptare nuk ka arritur të bindë fondacionet që janë angazhuar në mbledhje fondesh për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit që të bashkojnë shumat e mbledhura në një. Për këtë arsye qeveria ka vendosur që të ndajë zonat ku do të hidhen paratë, duke e shndërruar Komitetin e Rindërtimit në një teatër pa vlerë takimesh formale.
Qendra Humanitare e Nishit i ofron ndihmë Shqipërisë pas përmbytjeve të fundit
Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka shpërndarë sot një njoftim në faqen e vet në Facebook, përmes të cilit shpreh solidaritetin e vet me qytetarët e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. Më tej akoma, ambasada bën me dije se në mënyrë që të kapërcehet kjo situatë, Qendra Ruso-Serbe e Nishit ka ofruar ndihma të veta për palën shqiptare, duke bërë edhe njoftimin zyrtar për këtë çështje.
Përmbytjet në Greqi, nismë për të ndihmuar familjet e shqiptare të dëmtuara
Faqja online www.albanians.gr, bën thirrje për ndihma për familjet shqiptare të prekura nga përmbyjet në zonën Mandras në Atikë. Sipas kësaj mediaje, janë qindar familje shqiptare që janë dëmtuar rëndë dhe ndihmat që kërkohen përjashtojnë vetëm paratë.
“Është detyra jonë si bashkëatdhetarë të tyre ti ndihmojmë në këto momente shumë të vështira. Është detyra jonë ti ndodhemi pranë. Me çtë kemi mundësi. Duhet të aktivizohemi të gjithë , duhet të ndihmojmë të gjithë.