Shqipërinë po duan ta ndihmojnë, por jo duke u dhënë paratë këtyre të dyve

Postuar në 11 Dhjetor, 2019 14:14

Qeveria shqiptare nuk ka arritur të bindë fondacionet që janë angazhuar në mbledhje fondesh për lehtësimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit që të bashkojnë shumat e mbledhura në një. Për këtë arsye qeveria ka vendosur që të ndajë zonat ku do të hidhen paratë, duke e shndërruar Komitetin e Rindërtimit në një teatër pa vlerë takimesh formale.

Situata e krijuar është groteske: një qeveri dhe një kryeministër që ka hedhur redingotën e ditëve të vështira për t’u paraqitur para fukarasë ai aristokrati shpirtmirë, duke lypur para dhe përballë një shumicë qytetarësh, vendesh dhe aktorësh që duan të japin, por nuk besojnë. Edhe qeveria turke që është një ndër donatorët kryesorë ka vendosur të ndërtojë vetë, duke mos ia besuar menaxhimin e parave marifetçiut të Tiranës.

Ky i fundit foli për një supermarrëveshje me një superkompani turke për ndërtime antisizmike dhe ekologjike, por nuk përmendi asnjë shifër për këtë superpërpjekje. Edhe një përfaqësues i Diasporës, Flori Haçkaj që ka një titull si ambasador i Kombit, shprehu mosbesim për dërgimin e parave në një lidhje nga Zvicra për emisionin "Tempora”.

Nëse Arben Ahmetaj që ishte Ministër i Financave për gjithë këto vite vendosi ta marrë kryeministri si menaxhues të këtyre fondeve kjo është e tmerrshme. Nëse nuk ka ndëshkueshmëri nuk ka si të ketë besim për mirëmenaxhim të fondeve. Prishjet duhet të ishin ndaluar, ndërsa prishjet ishin e para gjë që u bë

tha ai.

Shumëkush do ta ndihmojë Shqipërinë në këtë moment. Por shumë pak, në mos askush do të donte që të jepte para në adresën e qeverisë së vendit tonë. Arsyet dihen fare mirë dhe ky është një shembull i pastër akuze publike. Qeveria dhe kryeministri që vishet me nuanca fetare sot, po dalin vërdallë lart e poshtë me Fjalën e Mirë, me dorën në zemër edhe pse zemra ua di që nuk po ua beson kush ato të shkreta para.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.