Akuzat për vëllain trafikant, Rama i gjendet “reformatorit” Xhafa
Një ditë pasi Partia Demokratike publikoi një shkresë që sipas saj sqaronte pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni, Edi Rama ka vendosur të thyejë heshtjen ndonëse ai vetë është me pushime.
Sipas shkresës që PD pretendon se është vendimi i Gjykatës së Lartë të Venezuelës për një grup ndërkombëtar të trafikut të drogës, në vitin 2001 Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas, edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja.
Por kryeministri Rama i quan të pavërteta këto pretendime dhe baltosje ndaj kryetarit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi. “Saliu e ka ndërmarrë fushatën e tij të ndyrë të radhës këtë herë, për të baltosur Fatmir Xhafajn! Dhe në stilin e tij të vjetër e të neveritshëm bolshevik, ka ngritur një akuzë mbi një histori të sajuar këmbë e krye, për të vëllanë e Fatmirit. Një histori me drogë venezuelane, për babain e dy fëmijëve që është në punën e tij të ndershme dhe ka vetëm një faj:Eshtë vëllai i njeriut që drejton Komisionin e Posaçëm Parlamentar për reformën më të rëndësishme dhe më të vështirë të 25 vjetëve të fundit!”shkruan Rama duke dhënë më poshte edhe motivet e postimit.
“E kam të qartë që dokrrat e pocaqisura të Saliut i dëgjojnë e besojnë vetëm ata që kanë probleme serioze me fillin e arsyetimit dhe që janë një pakicë e pashërueshme fanatikësh. Por arsyeja pse e bëra këtë shënim, nuk ka të bëjë fare me besueshmërinë e Gojështhurrurit të Madh! Jo, ky shënim ka të bëjë me nevojën për t'i shprehur publikisht Fatmir Xhafajt e familjes së tij, solidaritetin qytetar e njerëzor”- e përfundon postimin e tij kryeministri.
Comments
Ndershmeria
Pa tjeter o kryepalle, tashti qe e the ti si te mos e besojme neve. Jeni juve, pa jemi neve. Zoti mos e dhente te ngelemi pa juve qe na shtoni bagetine e na dhisni shtepine.
Add new comment