Majko, grimier politik i Ramës: Shqipëria hyn në luftë me këdo për Kosovën
Mufkat e Edi Ramës në Beograd po grimohen përditë nga grimierë vullnetarë, të cilët flasin për komb e për atdhe, por në mendje kanë llogari dhe interesa personale.
Duhet theksuar se kjo përplasje e të dy krahëve evidentoi se media dhe politika në Kosovë flasin përmes një doze më të lartë realizimi, përkundrejt “emocioneve” që emetohen në mënyrë të shtirur nga Tirana.
Absurdi arrin kulmin me një ish-kryeministër si Pandeli Majko që në një intevistë për “Kosova Press” ka lëshuar një nga ato bubullimat e veta për të cilat është i njohur dhe qeshet në mënyrë konstante.
“Ne mund të mos jemi lojtar global, por ne mbetemi vendi i cili nëse preket sovraniteti i Republikës së Kosovës, Shqipëria hyn dhe implikohet automatikisht në konfliktin me cilindo”, citohet Majko.
Me idenë e vetes kryeministër në vitin 1999, Majko ngjan se mund të thotë çfarëdo duke menduar se përfaqëson të gjithë shqiptarët.
Ai ka dalë edhe te deklaratat e Ramës, keqkuptimin e të cilave ia mvesh moskoordinimit mes Tiranës dhe Prishtinës.
“Nëse Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë përballë Serbisë të pakoordinuara sigurisht që ne do të ndodhemi përballë një historie të tillë sikur kjo e sotmja, çka u tha pse u tha, pse ndodhi. Sigurisht nuk jam në një opinion me një pjesë që këtë ngjarje e morën për të krijuar një debat qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovës për ta sigmatizuar si problem midis Shqipërisë dhe Kosovës”, shprehet ai.
Nga çdo pikëpamje ta kapësh, incidentet e Edi Ramës në Beograd nxorën në dritë disa difernca që nuk mbulohen me sherbetin e servilëve e të patriotëve me honorare. Ato janë një leksion i mirë për kryeministrin i cili me gjasë që këtej e tutjedo jetë më i kujdesshëm.
Add new comment