HEC-et në Valbonë, Rama: Do të ketë vetëm 2, nuk do të ndërtohen diga

Postuar në 27 Tetor, 2016 16:09

Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Rama u ndal në çështjen e HEC-eve. Rama tha se qeverisja e shkuar i shkaktoi plagë vendit me lejet e dhëna.
“Ish-kryeministri nga Valbona do ndërtonte aty 11 HEC-e. Edhe në Theth vendosi të ndërtojë 5 HECE-e. Janë plagët që ju shkaktuat me keqqeverisjen tuaj”, ka thënë Rama.
Kryeministri ka nënvizuar se, 6 HEC-et e Thethit u anuluan nga qeveria e tij, “që ndoqi të gjitha procedurat”.

“Gjashtë HEC e Theth janë anuluar nga ne, duke ndjekur rigorozisht procedurat, pasi nuk është hap e mbyll sytë asnjë procedurë anulimi. Po ju sqaroj se kemi mbajtur rigorozisht në vëmendje dhe procedurën për Valbonën dhe dy HEC-e, vetëm dy jo 11, të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit për të garantuar me ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore dhe cilësi projektimi inxhinierik të njëjtë me ata që vazhdojnë të ndërtohen në Evropën e veriut. Për publikun, kur dëgjoni hidrocentrale në Valbonë lidhur me këto dy projekte, sepse 9 të tjerave nuk u është dhënë drita jeshile, mos përfytyroni diga. Nuk do të ndërtohen diga. Nuk do ndërtohen strukturat që secili i imagjinon kur flitet për një hidrocentral sepse teknologjia e përdorur është krejt tjetër dhe peisazhi është krejtësisht i pacënuar. Vetëm dy nga 15 janë dy kulla tradicionale të asaj zone”, tha ai.

"TT"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.