rama
Meta del njëherë nga Kosova, dolën çështje me Serbinë për t'u zgjidhur
Teksa media pranë qeverisë ia njohu kryeminitrit Rama “suksesin” e marrëveshjes së faktorit politik shqiptar në Maqedoni, pa i lënë vend interpretimeve apo pikëpyetjeve mbi platformën magjike që bashkoi feudet e vjetra dhe të reja politike të shqiptarëve, pjesa tjetër e qeverisë në Tiranë ka aktivizuar diplomacinë paralele në një tjetër “çështje të nxehtë”. Kjo për të mos humbur garën e protagonizmit patriotik në çështje të karakterit kombëtar aq më tepër në një vit zgjedhor si ky i sivjetshmi.
“Dekriminalizimi është çështje etike, modeli turk për investimet”
Kryeministri doli në një konferencë interaktive me mediat dhe publikun njëkohësisht në rrjetet sociale për të bërë një bilanc të punës 3 vjeçare të qeverisë, e ndërtuar sipas modelit pyetje-përgjigje. Fillimisht kreu i qeverisë bëri një panoramë të sukseseve siç i quajti reformat e ndërmarra në këtë periudhë nga qeveria e tij, duke folur për një model ekonomik që për vitin e ardhshëm do të japë një rritje ekonomike 3.5 për qind dhe fokusohet në marrëdhëniet e Partneritetit Publik Privat, të njohura ndryshe si praktika e konçensioneve.
Edi Rama ndryshon versionin: Për CEZ ka patur presion dhe kërcënim me veto nga Çekia
Pasi prokuroria dhe Gjykata e Lartë kanë mbyllur çështjet mbi privatizimin e CEZ dhe zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit me kompaninë çeke, kryeministri Rama i thirrur në Komisionin Hetmor të ngritur me iniciativë të opozitës, pranoi sot se ai personalisht dhe qeveria e tij ishin nën presion të madh dhe kërcënimin e palës çeke për t’i vendosur veto Shqipërisë në për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Strategët e së ardhmes, apo pasqyrë e njëri-tjetrit?
Kryeministri Rama bëri një parashtrim nga Asambleja e Partisë Socialiste mbi raportet me LSI-në, parti me të cilën socialistët bashkëqeverisin prej 4 vitesh. Para audiencës asambleiste dhe asaj televizive kryeministri la të kuptohet se në PS ka një dilemë të madhe nëse duhet vazhduar apo jo koalicioni me LSI-në. Dhe kjo sipas tij e ngritur mbi perceptimin se LSI është një parti që përfaqëson korrupsionin dhe klientelizmin.
Me dorë në zemër dhe mendjen tek zgjedhjet e qershorit
Më pak të dënuar në burgje, më pak debitorë ndaj OSHEE-së dhe më pak pensionistë me të ardhura të uëta. Për të fituar zemrën dhe më pas votën e gjithë hallexhinjve qeveria ka marrë disa vendime që kontrastojnë dukshëm me propagandën e deritanishme të të bërit shtet me çdo kosto. Cilat janë ato?
Të vërtetat e Brukselit dhe memecët gënjeshtarë të Tiranës
Deklarata e Ministrave të Jashtëm të BE për Shqipërinë provoi as më pak e as më shumë atë që kishte paralajmëruar në Tiranë, kryetari i grupit parlamentar CSU-CDU, Gunter Krishbaum se Shqipëria ka një listë detyrimesh për të përmbushur përpara se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Rama Lu e Visho Ajazi, kokë më kokë në kryeministri
Takimin e përjavshëm me Ilir Metën kryeministri Rama e zëvendësoi këtë të mërkurë me një bisedë trilaterale në zyrën e tij me shefin e Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika dhe ambasadorin Amerikan Donald Lu.Zyra për shtyp e kryeministrit nuk ka dhënë asnjë detaj mbi këtë takim që nisi rreth orës 09 të mëngjesit, por besohet se në fokus të takimit kanë qenë çështje të sigurisë.
Rendimenti fiskal, Rama vs. Berisha
Gjatë prezantimit të një projekti të ri të Bankës Botërore për qarqet e jugut, Edi Rama deklaroi se “refoma kundër informalitetit ka dhënë disa rezultate, por ende mbetemi të pakënaqur”. Dhe në fakt, ka vërtet arsye të jetë i pakënaqur.
Një nga treguesit kryesorë të pakësimit të informalitetit në ekonomi është rritja e rendimentit fiskal të qeverisë – thënë më thjeshtë, e aftësisë së saj për të vjelë taksat e tatimet. Po të krahasojmë vitin e tretë të qeverisjes së Ramës me vitin e tretë të qeverisjes së Berishës, shohim se rendimenti fiskal në dy periudhat ka qenë i njëjtë.
Në samitin e BE flitet për kushte dhe datë negociatash në 2018. Ndoshta një nga arsyet që Rama u kthye me “turinj të varur” nga Berlini
Teksa në Shqipëri ka hedhur rrënjë debati nëse batimi i Ligjit të Vetting-ut ky është i vetmi kusht për hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë në Bruksel panorama është akoma më e ngarkuar. Në Tiranë entusiazmi për negociatat ka rënë, ndoshta sepse zyrtarisht është mësuar se nuk do të ketë dritë jeshile për Shqipërinë, dhe kjo qëkurse kryeministri u kthye me “turinj të varur” nga Berlini.
Berisha thotë se e kishte paralajmëruar Edi Ramën për pasojat e 21 Janarit
21 Janari mbetet ende një nga ngjarjet e pazbardhura dhe me shumë pikëpyetje për rolin e ish-qeverisë së Partisë Demokratike si dhe ish-opozitës socialiste në protestën që u mbyll me katër të vrarë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Partia Socialiste vijon ta konsiderojë si një ditë homazh dhe angazhim të saj politik zbardhjen e së vërtetës, ndërsa Partia Demokratike si një sulm kundër institucioneve kushtetuese që u mbyll me një bilanc tragjik.